Korcë, vrau 1 vit më parë foshnjën 18 muajshe, nis gjyqi ndaj nënës
KORCË- Ka mbërritur për gjykim në apelin e Korcës dosja e Sonila Lumit, nëna e cila rreth një vit më parë vrau fëmijen e saj vetëm 18 muajsh.
Rreth 4 muaj pas dhënies se gjykata e Shkalles se Parë të dënimit 12 vite burg me akuzën e vrasjes me dashje, cështja ka rinisur në gjykatën e apelit ku në seancën e ditës së sotme pala mbrojtëse ka kërkuar ndryshimin e përcaktimit të veprës penale nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, kjo duke u bazuar në një raport mjeko-ligjor, ku Sonila Lumi rezulton një person me probleme mendore.
Vetë e pandehura ka kërkuar mëshirë nga trupi gjykues gjatë seancës së sotme, ndërsa ka refuzuar ti përgjigjet pyetjeve të organit të akuzës. Në fillim të procesit gjyqësor Sonila Lumi e paraqiti ngjarjen si aksidentale, por hetimet nxorrën fakte rrënqethëse ku u arrit të vërtetohej se nëna e kishte rrahur dhe më pas mbytur foshnjen e saj.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi nje vit me pare ne fshatin Zemblak te Korces, kur foshnja vetem 18 muajsh gjeti vdekjen si pasoje a asfiksise. Kjo diagnose dhe shenjat e gishtave ne qafe vertetuan se ai ishte mbytur. Gjykata e apelit pritet te jape vendimin ndaj nenes ne 12 tetor.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)