Vasili: NEWS 24 zedhenes i Edi Rames
Levizja Socialiste per Integrim do t'i drejtohet organeve te drejtesise me nje padi per televizionin NEWS 24, per shpifje. Nje vendim i tille erdhi si pasoje e publikimit nga ky televizion te nje lajmi per rrjedhje te anetaresise se LSI-se ne qytetin e Pukes. Keshtu, ishin Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili se bashku me Sekretarin e LSI se deges se Pukes, Mehmet Ramadani, te cilet bene me dije lidhur me kete qendrim. "Prej kohesh LSI eshte ndeshur me qendrime abuzive, te njeanshme, spekulative dhe te manipuluara te informacioneve qe emeton televizioni NEWS 24. Kjo fushate te pavertetash qe per fat te keq ka gjetur per zedhenes NEES 24, nuk mund ta fshehe dot krizen e thelle te besimit ne te cilen gjendet lidershipi i PS-se, pas shfaqjes hapur te bashkepunimit me Berishen", u shpreh Vasili gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. Madje, ne po kete linje, Vasili nenvizoi se "ajo qe na shqeteson eshte abuzimi skandaloz dhe i vazhdueshem me te drejten per te informuar publikun, duke i servirur atij prej kohesh sajesa te paverteta dhe te manipuluara ne menyre te qellimshme dhe tendencioze, sipas porosive qe diktohen nga kryetari i Bashkise se Tiranes". Sipas tij, LSI eshte e detyruar t'i drejtohet publikisht televizionit NEWS 24 dhe ta ftoje ate te clirohet prej kapjes korruptive bashkiake. Gjithashtu dhe Ramadani, nga ana e tij, sqaroi se "ne menyre qytetare i kam kerkuar kryeredaktorit te NEWS 24 qe te pergenjeshtroje kete lajm, i cili cenonte anetaret e LSI edhe mua personalisht ne menyre direkt. Ne mungese te plote reagimit te drejtuesve te NEWS 24 ndaj nje lajmi te tille te genjeshtert do t'i drejtohem drejtesise shqiptare, duke paditur televizionin NEWS 24 per shpifje dhe dem moral ndaj personit tim". Sipas perfaqesuesve te kesaj partie, lidershipi i PS-se prej kohesh po ndjek nje rruge te tille, me qellim qe te sfumoje rolin e LSI-se.