Xhafaj rikthehet me sy e veshë nga Irani

Një gjë e tillë është bërë e njohur dje, kur edhe futbollisti është shfaqur në ambientet e klubit bardheblu, për të t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në seancën stërvitore.
Sulmuesi vlonjat përfundoi provën e tij tek Estegal, ekipi kampion në fuqi i Iranit, i cili kryeson edhe këtë pjesë të sezonit. Tashmë ai do të jetë në pritje të një përgjigjeje nga vendi i Ahmadinexhadit, e cila me shumë mundësi mund të vijë në fundin e kësaj jave.
Sipas kontratës, ai nuk ka klauzolë ku të përcaktohet shuma që duhet paguar për kontratën e tij, por edhe mund të lejohet të largohet me dëshirën e donatorëve dhe të klubit shqiptar, ashtu siç kanë bërë edhe Nevil Dede apo Hamdi Salihi. Ndërsa Tirana vazhdon stërvitjen e qetë, në pritje të fillimit të fazës përgatitore. Të hënën, Tirana pritet të udhëtojë për në Antalia të Turqisë.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code