E Hënë, 2 Nëntor 2026

Xhafaj:Berisha nuk e do heqjen e imunitetit, po bllokon integrimin

Gazeta Shqip

Përmes sekretarit të çështjeve ligjore, Fatmir Xhafaj Partia Socialiste ka reaguar sërish pas shtyrjes së shqyrtimit të paketës së saj për ndryshimet kushtetuese nga Këshilli i Legjislacionit. Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Xhafaj ka akuzuar kryeministrin e vendit se po zvarrit integrimin e vendit, duke penguar miratimin e reformave dhe heqjen e imunitetit.

Deputetët e mazhorancës kërkuan kohë për shqyrtimin e paketës kur një ditë më parë e kishin cilësuar si paçavure. Kërkuan kohë ata që prej ditësh e kanë pasur në dorë projektligjin, por si ushtarë të bindur të kryeministrit votojnë ligjet që kanë ardhur në parlament të hënën dhe i votojnë të enjten. Ata që çirren për imunitetin, për integrimin, për afatet që po ikin, sigurisht pas shtyrjes së paketës së PS-së nuk kanë më të drejtë të bërtasin se ditët po ikin dhe imuniteti nuk po miratohet. Kryeministri nuk duhet të drejtojë më gishtin nga opozita se po bllokon. Kryeministri nuk e do realisht kufizimin e imunitetit”, u shpreh Xhafa.

Më tej Xhafaj ka akuzuar Berishën se duke kundërshtuar kërkesat dhe propozimet e socialistëve, i privon shqiptarët nga të reformave që u nevojiten atyre dhe i heq mundësinë vendit për të marrë statusin e vendit kandidat në BE.
8 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Xhafaj:Berisha nuk e do heqjen e imunitetit, po bllokon integrimin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›