E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker në Mjekës:Shqipëria tani më e sigurt

Gazeta Shqip

Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka vizituar paraditen e së shtunës Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit, ku është njohur nga afër me procesin e demontimit të armëve dhe mënyrën e funksionimit të uzinës.

Reeker ka garantuar vazhdimin e projekteve për demontime të mëtejshme  të municioneve të tepërta, deri në përfundimin tërësor të tyre. Në fjalën e tij zyrtari Amerikan i Shtetit u shpreh se ndihet krenar që SHBA-ja  ka dhënë kontributin e saj në drejtim të demilitarizimit të Shqipërisë, në raport në armët dhe municionet e trashëguara nga komunizmi.

“Shkatërrimi i këtyre municioneve të panevojshme e bën Shqipërinë dhe rajonin më të sigurt. Kështu që jemi shumë të lumtur që jemi partner dhe që kemi Shqipërinë si një aleate të NATO-s”, tha Reeker.

8 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Reeker në Mjekës:Shqipëria tani më e sigurt burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›