Xhaferraj fton investitorët turq për investime në turimin shqiptar
dhe arsyet që e nxiten të vinte në Shqipëri. Për mua është gjithmonë një kënaqësi të vij në Shqipëri. Është hera e tretë brenda gjashte muajve që vij. Hera e parë ishte në përurimin rrugës, tunelit Rrëshen-Kalimash. Romani i parë turqisht u shkrua nga Sami Frashëri dhe himni turk gjithashtu është shkruar nga një shqiptarë Mehmet Akif Ersoy, u shpreh Selma Aliye. Ministri Xhaferraj në fjalën e tij vlerësoi shpalljen e Stambollit Kryeqytet i Kulturës Europiane për vitin 2010. Ai vlerësoi se një aspekt tjetër ku duhet të vazhdoje bashkëpunimi mes dy vendeve është kultura dhe turizmi. Është një sektor ku Shqipëria duhet të mësoje nga eksperienca juaj, ku jemi shumë të hapur pasi para pesë vjetëve nuk mund te flitej me kaq përgjegjësi dhe siguri sepse mungonte energjia elektrike dhe rrugët kryesore, theksoi ministri Xhaferraj. Më tej ministri Xhaferraj u shpreh se investimet që janë bërë në strukturë janë cilësore, pasi kemi një vijë bregdetare të shkëlqyer. Për këtë arsye mirëpresim dhe ftojmë investitorët turq të bashkëpunojnë, vijoi ministri Xhaferraj. Para disa ditësh MTKRS nënshkroi një marrëveshje me shtetin turk për restaurimin e monumenteve të kulturës islamike, gjë kjo që do të vihet në shërbim të turizmit. Për ta mbyllur ministri Xhaferraj u shpreh se ashtu si shqiptarët ndjehen në shtëpinë e tyre kur vizitojnë Turqinë, ashtu duhet të ndiheni dhe ju kur vizitoni Shqipërinë. Ministria Shtetit Selma Aliye Kavaf përshëndeti fjalën e ministrit Xhaferraj dhe theksoi se kufijtë me Shqipërinë janë imagjinare tashmë, pasi ky është edhe momenti më i mirë. Znj. ministre citoi se gjatë këtyre ditëve do zhvillohet një mbledhje shumë e rëndësishme për turizmin me biznesmenët e palës turke dhe përfaqësuesit shqiptare e gjithë Ballkanit. Takimi u mbyll me një harmoni të plotë bashkëpunimi, ku ministri Xhaferraj i përcolli përshëndetjet e tij dhe ministrit të Turizmit në Turqi për pritjen në Stamboll.
Last Updated on E Premte, 19 Shkurt 2010 21:43