Metalurgët lënë grevën e urisë, arrijnë marrëveshje me Kurum
Punonjësit e metalurgjikut në Elbasan i kanë dhënë fund grevës disa ditore pas arritjes së një marrëveshje mes tyre dhe drejtuesve të kompanisë Kurum.
Sipas informacioneve në marrëveshje parashikohet rritja e pagave të metalurgëve me 10 përqind, një prej kërkesave kryesore të parashtruara nga vetë ata. Gjithashtu mësohet se janë pushuar nga puna edhe personat që ditë më parë dhunuan njërin prej metalurgëve, 54-vjecarin Refik Hasalla. Kështu duke u plotësuar edhe kërkesat më kryesore të tyre punonjësit e metalurgjikut kanë vendosur që nesër të rinisin sërish punën.
Punonjësit e metalurgjikut në Elbasan nisën disa ditë më parë grevën pas një incidenti kur mbi një prej metalurgëve është ushtruar dhunë nga një prej drejtuesve të kompanisë turke Kurum.