E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri e Vokshi: Pa viza ne BE

Kandidatet kryesore te PD-se ne qarkun e Durresit, Ferdinand Xhaferri dhe Albana Vokshi premtuan dje para banoreve te Spitalles ndertimin e rruges nga Muzeumi-Porto Romano, me nje vlere prej 2 miliard lekesh. Xhaferri theksoi punen e arritur ne keto kater vite te qeverisjes, duke vecuar anetaresimin ne NATO si arritjen me te madhe te ketyre kater viteve. "Premtimi yne per mandatin e ardhshem eshte liberalizimi i vizave, pasi cdo shqiptar ka nevoje te levize lirshem ne vendet e BE-se qe te takohet me te afermit", tha ai. Ai kujtoi se qeveria gjate kater viteve te saj te mandatit te pare ka bere ndertimin e shkolles "Naim Babameto", shtrimin e rruges Spitalle-Shenvlash dhe shtrimin e rruges, perpara ish uzines kimike dhe instalimin e cezmave publike pergjate gjithe rruges.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›