Fushata politike nën monitorimin e policisë
16/06/2009 Në shërbim të shtabeve 30 efektivë
DURRES- Drejtoria e Policisë së Durrësit ka hartuar një plan të detajuar për të ndjekur nga afër zhvillimin e fushatave elektorale në këtë qark duke synuar sigurimin e plotë të rendit dhe të qetësisë për subjekte e kandidatë. Mesatarisht çdo ditë policia vë në shërbim të shtabeve përkatëse 30 efektiva blu e 5 automjete policie për të krijuar klimën e plotë e të ligjshme në vendet ku zhvillohen tubimet e hapura apo të mbyllura. Forcat e policisë kanë qëndruar në këto takime elektorale në distancën e përcaktuar, ndërkohë që zyrtarisht është thënë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë ngjarje apo incident. Në varësi të vendit ku zhvillohen në gjendje gatishmërie për të krijuar kushtet e plota për subjektet janë aktivizuar policia e Durrësit, Shijakut, Fushë-Krujës dhe e Krujës. Dita e diel ka shënuar edhe pikun e numrit të aktivizimit të efektivave blu. Plot 60 punonjës policie janë shpërndarë për të krijuar klimën e qetë në tubimet politike në Krujë, Fushë-Krujë, Sukth, Perlat, Fllakë e Vëllaznim Drejtoria e Policisë së qarkut të Durrësit ka pohuar se të gjithë efektivat që do të jenë në shërbim të garantimit të rendit e të qetësisë në të tilla takime politike janë trajnuar për një periudhë të gjatë në Tiranë dhe nën mbikëqyrjen e organizmave të huaja. Pas stërvitjes dhe leksioneve që studentët-policë kanë marrë në kualifikim i janë nënshtruar edhe testit të inteligjencës dhe testit të njohjes së ligjit.