Kryeministri turk në inaugurimin e Durrës–Kukës
16/06/2009 Kryeministri i Republikës së Turqisë Taip Erdogan do të marrë pjesë në përurimin e autostradës Durrës–Kukës–Morinë. Kreu i qeverisë turke do të shoqërojë homologun e tij shqiptar, Kryeministrin Sali Berisha më 25 qershor në ceremoninë e asaj që është quajtur si rruga e kombit shqiptar. Pjesëmarrja e Erdogan në këtë ceremoni vjen si rrjedhojë e ndërtimit të autostradës nga një koncorcium turko-amerikan që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, ka bërë të ditur agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadollia. Agjencia shkruan se përfundimi i këtij tuneli do të lidhë bregdetin e Durrësit me kufirin e Kosovës dhe do të bëjë që për një kohë të shkurtër pushuesit kosovarë të mbërrijnë në bregdetin e Shqipërisë.