Xhaka, më i mirë se Shaqiri

Xherdan Shaqiri konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit zviceran sot. Mirëpo, përforcimi më i ri i Bayern Munichut nuk është ylli i vetëm me pasaportë zvicerane që po shndrit kohëve të fundit.
Rrugën e tij po e ndjek edhe Granit Xhaka, i cili bëri ‘boom’ në vitin 2011. Madje, ish trajneri i Baselit, Thorsten Fink, e ka bërë një krahasim interesant, duke i çmuar vlerat e 19 vjeçarit. “Shaqiri është talenti më i madh në Zvicër... pas Granit Xhakës”, tha së fundmi trajneri aktual i Hamburgut.
Tashmë nuk është sekret se trajneri zviceran do të donte ta sillte Xhakën në Hamburg. Baseli e kishte konfirmuar ofertën e marrë nga ekipi gjerman gjatë janarit, por kishte preferuar të priste deri në fund të sezonit.
Përpos Hamburgut, përfaqësuesi zviceran ndiqet me kujdes edhe nga Manchester United dhe Milani. Por, mundësinë më të mirë për ta angazhuar atë e ka Bayern Munich.