Xhaka në Olimpiadë, vendoset javën tjetër

Granit Xhaka mund ta përfaqësojë Zvicrën në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’. Mirëpo, vendimi përfundimtar për këtë çështje do të merret javën tjetër.
Drejtori teknik i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Knabel, futbollistin kosovar e konsideron të rëndësishëm për Helvetikët, por thotë se vendimi do të merret në përputhshmëri me të gjitha palët.
19 vjeçari është transferuar në Borussia Monchengladbach këtë verë dhe ai do të vendos në bashkëpunim me klubin e ri.