E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tomas Myler ambicioz: Dua të luaj ndaj Italisë

Përgatiti: Admir Gremi

Sulmuesi i Gjermanisë uron të jetë titullar në gjysmëfinale dhe shton: Nëse do të kisha mundësia të zgjidhja, do të preferoja Portugalinë si kundërshtar në finale.

Sulmuesi i Gjermanisë, Tomas Myler, shpreson se ai dhe shokët e tij do ta bëjnë Spanjën të djersitë në maksimum për të treguar se sa vlen në Euro 2012, por e pranon se kanë përpara një sfidë tepër të vështirë ndaj Italisë në gjysmëfinale, përpara se të vihen përballë kampionëve në fuqi të Europianit.

Myler ishte vetëm 16 vjeç kur Gjermania humbi ndaj Italisë në të njëjtën fazë të Botërorit 2006 si vend organizator, por beson se këtë herë ekipi i tij ka formë më të mirë, ndaj dhe shpreson të ndihmojë Die Mannschaft të marrin hak për humbjen ndaj axurrëve. E pashë atë ndeshje në një ekran publik, ishte e hidhur.

Fabio Groso shkatërroi ëndrrat e Gjermanisë, është cituar të ketë thënë për uebsajtin zyrtar të Federatës Gjermane të Futbollit. E dija se kishin ndodhur disa përballje të famshme mes Gjermanisë dhe Italisë, por di gjithashtu se çfarë ka ndodhur në të kaluarën është e parëndësishme për ndeshjen e së enjtes.

Ne vijmë pas një ecurie të mirë, kemi treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë gjatë këtij turneu. Madje e treguam ndaj ekipeve të mëdha si Portugalia dhe Holanda. Ato ishin dy ndeshje të rëndësishme, për rezultatet e të cilave jemi shumë të gëzuar.

Edhe ndaj Greqisë luajtëm mirë. Nuk do të jetë e lehtë ndaj Italisë, por nuk mund të presim të përballemi me një ekip të dobët në gjysmëfinalet e një turneu kaq të madh.

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, i la pushim të 3 sulmuesit e skuadrës së tij në çerekfinalen kundër Greqisë, përfshi Mylerin, por 22-vjeçari shpreson të jetë titullar të enjten, edhe pse nuk ka preferenca për kundërshtarin në finale, nëse ata kualifikohen për më tej. Shpresoj të luaj këtë herë. Ende nuk është vendosur. Do të shohim se çfarë vendimesh do të marrë trajneri, u shpreh ai.

Të dy ekipet, si Portugalia edhe Spanja, do të jenë arra të forta për tu thyer. Por, nëse do të duhej të zgjidhja, do të preferoja të mos përballesha me kampionët në fuqi të Europës dhe botës. Edhe pse kemi ende një llogari për të mbyllur me Spanjën, kjo nuk do të thotë se duam të luajmë me ata në finale.

Myler u përpoq të krahasonte dy favoritet e këtij turneu, por dëshiron me dëshpërim titullin, sido që të vejë puna, pasi ai ka përfunduar si humbës i finaleve në 3 raste, me ekipin e Bajernit të Mynihut, sezonin e fundit.

Në renditjen botërore jemi mbrapa tyre, vazhdoi ai. Është e vështirë të thuash se cili është më i miri apo më i keqi. Kemi humbur ndaj Spanjës në 2 ndeshjet e fundit, ndërsa ndaj Portugalisë kemi treguar në fazën me grupe se mund ti mposhtim ata.

Tashmë i kam shijuar titujt e Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, por trofetë më të rëndësishëm për një futbollist janë Championsi, Europiani dhe Botërori. E kam humbur Championsin në 2 raste, ndërsa këtë sezon përfundova 3 herë si humbës i finaleve. Kam fituar mjaft vende të dyta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›