Behrami, i parëndësishëm në Fiorentinë

Valon Behrami ishte njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Fiorentinës, sezonin e kaluar.
Mirëpo, sipas uebfaqes 4-4-2.com, futbollisti kosovar nuk është më pika kyç e kësaj skuadre.
Trajneri i ri, Vincenzo Montella, është duke e programuar mirë një formacion pa 27 vjeçarin, prandaj përfaqësuesi zviceran mund të vendoset në listën e transferimeve.
Edhe negociatat për vazhdimin e kontratës, e cila skadon më 2014, janë ndalur. Për Behramin, interesim kanë shfaqur Roma, Interi dhe Borussia Monchengladbachu.