E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaka shënon për Basel

Mesfushori i ri kosovar, Granit Xhaka, ka shënuar gol për Baselin në ndeshjen miqësore kundër ekipit maqedonas Pelister (5:1). Xhaka është inkuadruar në minutën e 66-të, derisa vetëm pas nëntë minutave lojë, ka realizuar gol.

Në këtë ndeshje nga minuta e 46-të ka luajtur edhe vëllai i madh i Granitit, Taulanti.

Ndërsa Xherdan Shaqiri ishte titullar, derisa Beg Ferati u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të. Vëllezërit Xhaka, ekipit të parë të Baselit, i janë bashkuar në fillim të këtij viti, derisa me paraqitje të mira mund ta bindin trajnerin Thorsten Fink, që të llogarisë në ta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›