E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhakës i mjaftuan 4 minuta për golin e parë në Champions

Basel, 30 korrik - Një yll shqiptar po lind në futbollin evropian. Bëhet fjalë për 17 vjeçarin e Baselit, Granit Xhaka, i cili ka shënuar një gol nga rreth 30 metra ne ndeshjen e Champions League kundër Debrecenit.
 
Në ndeshjen e tretë të turit paraeleminator, Xhaka u fut në lojë në minutën e 88-të dhe i kanë mjaftuar vetëm 4 minuta për të kalibruar këmbën në mënyrën e duhur. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:0, rezultat ky që u siguroi zviceranëve më shumë siguri për takimin e kthimit në shtëpi. "E pabesueshme. është një gëzim i madh për mua që në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve shënova golin e parë", ka thënë Xhaka pas ndeshjes. Pozicioni i të riut është mbrojtja dhe ai mbahet si një nga talentet më të mëdha edhe në kombëtaren U-17 të Zvicrës.

"Për 17-vjeçarin nuk ishte e mjaftueshme që debutoi në minutën e 88-të. Ai mori katër minuta më vonë topin dhe gjuajti fuqishëm, duke shënuar golin e tij të parë", ka komentuar faqja zyrtare e UEFA-s. Trajneri i Baselit, Thorsten Fink, ka përgëzuar Granitin, por i ka thënë se duhet të presë derisa të bëhet lojtar titullar i skuadrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›