Beqiraj shkëlqen në disfatën e Buduqnostit

Podgoricë, 31 korrik - Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj ka shkëlqyer të enjten mbrëma në disfatën që pësoi skuadra e tij Buduqnost në Podgoricë nga Brondby i Danimarkës me rezultatin 2:1. Ndeshja ishte e vlefshme për rrethin e tretë eliminator të Ligës së Evropës. Beqiraj shënoi golin e vetëm të Buduqnostit në minutën e 92-të, ndërsa ishte ndër lojtarët më të mirë të Buduqnostit në fushë.
Për Beqirajn 22-vjeçar ky ishte goli i katërt në shtatë ndeshjet e tij në gara evropiane.
"Fatos Beqiraj ka dhënë gjithçka nga vetja. Ai humbi një rast në minutën 64. Por, askush nuk mund ta fajësojë pasi tregoi lojë të mirë. Ai tregoi se është sulmues i fortë dhe i shpejtë, ndërsa edhe statistikat evropiane janë në favor të tij. Në shtatë ndeshje në Evropë ka shënuar katër gola. Tash pritet hapi të vihet në veprim Dinamo e Zagrebit", ka komentuar gazeta malaziase "Arena".
Beqiraj më herët kishte deklaruar se dy ndeshjet kundër Brondbyt mund të jenë të fundit për të në Buduqnost. Për të interesim të madh po tregon gjiganti kroat Dinamo e Zagrebit, ndërsa më herët ishte interesuar edhe skuadra e madhe portugeze Benfica.
Beqiraj është reprezentues i Malit të Zi.
Buduqnosti ndeshjen e kthimit kundër Brondbyt do ta zhvillojë në Kopenhagë më 5 gusht.