Mbyllet turpshëm turneu ndërkombëtar

Bardhosh, 1 gusht - Turneu ndërkombëtar i basketbollit që për tri ditë u zhvillua në Kosovë, është mbyllur turpshëm të shtunën mbrëma. Ndeshja e tretë e këtij turneu ndërmjet Përfaqësueses së Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), nuk gjeti fundin, pasi u shkaktua një përleshje goxha e madhe midis të dyja ekipeve. Dy minuta e katër sekonda pa përfunduar çereku i dytë i kësaj ndeshjeje, te rezultati 47:34 për Shqipërinë, u shkaktua incidenti në parket që më pas përfshiu edhe lojtarët dhe stafin e bankave të rezervistëve. Në fakt, Marlin Sukaj i Shqipërisë dhe Salih Sulltan i EBA-s ishin duke luftuar në trapez për pozitë dhe me këtë rast Sukaj e goditi Sulltanin me bërryl në bark dhe kjo mjaftoi që të nisë akti më i errët i këtij turneu. Pas kësaj, në përleshje u involvua i pari fizioterapeuti i Shqipërisë e më pas edhe Ermal Kuqo që ishte rezervist. Pas kësaj, më nuk pati kthim prapa dhe anëtarët e të dyja skuadrave nisën të shpërndanin grushte e shqelma. Ndërprerja e kësaj përleshjeje ishte e zorshme pasi nuk pati pjesëtarë të policisë në palestrën "Eurosport" në Bardhosh ku u zhvillua kjo ndeshje. Incidenti u shua vetëm pas intervenimit të mysafirëve të kësaj ndeshjeje, përfshirë këtu edhe të disa tifozëve. Mes përleshjes për të shuar zjarrin u fut edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.
"Federata e Shqipërisë duhet të na kërkojë falje për këtë incident, duhet të na llogarisin si një federatë të barabartë. Prej se kanë mbërritur ka pasur pakënaqësi nga ana e tyre, për gjithçka. Humbja që pësuan nga Kosova, mendoj se ishte arsye që ishin tepër nervozë. Më befasoi mënyra se si u soll Ermal Kuqo, një lojtar kaq i madh nuk duhej të sillej kështu siç bëri", ka thënë Belegu pas përleshjes. "Më vjen keq kjo që u ndodhi mysafirëve nga EBA".
Në fakt, edhe pasi ekipet u ndanë fizikisht, vazhduan "bombardimet". Disa pjesëtarë të ekipit shqiptarë nisën t'i gjuanin lojtarët e EBA-s me shishe plastike të ujit, për çka edhe morën kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë.
"Jam i befasuar me këtë që ndodhi, edhe pse loja ishte duke shkuar mirë", ka thënë trajneri i EBA-s, Bryan Lister.
Keqardhje për incidentin ndjeu edhe trajneri i Shqipërisë, Marck Dickel.
"Më vjen keq që ndodhi kjo", tha shkurt ish-fundori i Zelandës së Re, Dickel.
Ndeshja u desh të zhvillohej në fshatin Bardhosh, pasi palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë pikonte pas shiut që ra pasditen e së shtunës në Prishtinë.
Fituese e këtij turneu është Kosova që fitoi të dy ndeshjet. Edhe MVP-ja i këtij turneu është nga Kosova, Blerim Mazreku.