Triumfi i (pa)pritur i basketbollit kosovar

Prishtinë, 1 gusht - Përzgjedhësin e Kosovës në basketboll, Agim Kasapolli, më shumë se triumfi në turneun ndërkombëtar të në Prishtinës, e gëzon mënyra se si u arrit ky sukses.
Fitorja e thellë ndaj Emiratave të Bashkuara Arabe (127:58) dhe ajo ndaj Shqipërisë (101:94) me ekip jo të kompletuar dhe me vetëm katër ditë përgatitje, e kanë befasuar edhe vetë atë.
Para turneut, Kasapolli "qahej" se është kohë e shkurtër për të bërë diçka më shumë, sidomos pasi është kohë vere dhe se lojtarët janë të papërgatitur.
"Kosova nuk ishte e kompletuar në këtë turne. Ne duhet të punojmë me strategji. Vullneti i basketbollistëve të mi për të arritur fitore ka qenë shumë i madh dhe në fund ia arritën. Ne kemi pasur kohë të përgatitemi vetëm katër ditë, e që janë pak, pasi për t'u përgatitur maksimalisht duhet shkuar gradualisht. Sigurisht që FIBA do t'i evidentojë këto dy fitore dhe se me këtë rast u kemi treguar se edhe ne dimë të fitojmë me 69 pikë diferencë", ka thënë të shtunën përzgjedhësi Kasapolli për gazetën. "Ne kemi jetuar në një bashkësi të quajtur Jugosllavi ku ky sport ka qenë dominant dhe Jugosllavia ka qenë fuqi botërore. është e natyrshme që edhe ne kemi trashëguar diçka nga kjo. Me meritë arritëm të fitonim të dy ndeshjet".
Kosova të enjten deklasoi Përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara Arabe me 69 pikë diferencë, 127:58, kurse të premten, mposhti Shqipërinë me rezultatin 101:94, pas lojës shtesë prej pesë minutave, pasi koha e rregullt u mbyll pa fitues 86:86. Me këtë fitore Kosova u shpall edhe fituese e këtij turneu.
Në gjithë këtë shkëlqim të kosovarëve, Kasapolli veçon lojtarin e ri të Sigal Prishtinës, Alban Veseli, që sipas tij ishte kyç kundër Shqipërisë.
"Albani nuk është vërejtur shumë në parket, por ai ka kryer punë të madhe duke e ruajtur jashtëzakonisht mirë Ermal Kuqon, i cili më pas u detyrua të kërkonte hapësirë dhe të gjuante nga distanca. Para ndeshjes me Shqipërinë kam menduar në humbje të thellë, por në fund doli krejt e kundërta, pasi basketbollistët e mi me vullnet dhe me përgjegjësi kryen detyrën", ka thënë Kasapolli. "Në 17 sekondat e fundit i kam thënë Hajrizit të kërkonte të faullohej pasi është i saktë nga gjuajtjet e lira dhe ashtu doli. Në shtesë e kam ditur se do të fitonim, pasi kishim bankën më të fortë se ajo e Shqipërisë. Lëndimi i Gerti Shimës ishte handikap për Shqipërinë. Mazreku ka qenë më i mirë se Kuqo dhe ka luajtur shumë më mirë se ai".
Mazreku në fakt ishte lojtari më efikas në dy ndeshjet e Kosovës, duke shënuar 55 pikë në dy ndeshje.
"Kam pritur më shumë nga Përfaqësuesja e Shqipërisë. Arsyeja e tyre është të kenë qenë të lodhur nga përgatitjet. Vullneti jonë ka qenë më i madh se i atyre dhe kjo ka qenë vendimtare. Ndeshja me Emiratet e Bashkuara Arabe ishte shumë e lehtë për ne, pasi ishim në çdo aspekt më të mirë se ata. Në ndeshjen e parë ne aplikuam më shumë lojë individuale, kurse në të dytën atë kolektive", ka thënë qendra Blerim Mazreku.