Ogbonnayan vishet sërish bardhezi

Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka kthyer sërish në radhët e saj futbollistin nigerian Chukeudi Ogbonnaya, kanë bërë të ditur të premten zyrtarë të klubit. Nigeriani vitin e kaluar luajti pak për skuadrën prizrenase e më pas u lirua për të kaluar te skuadra nga Elez Hani, Sharri. Ogbonnaya në ndeshjen e zhvilluar me Lirinë ditë më parë shënoi golin e vetëm kundër Ferizajt, ku edhe po provohej.
"Kemi nevojë për këtë futbollist. Ai më pëlqeu në ndeshjen që luajtëm ditë më parë me Ferizajn. është sulmues ekstrem, ka shpejtësi dhe forcë. Pres që të dëshmohet tek ne", ka thënë trajneri i Lirisë, Behajdin Gjinali. Liria të shtunën do të zhvillojë ndeshje miqësore me Ballkanin (17:00) në "Përparim Thaçi" të Prizrenit.