Raskaj dëgjon zemrën, përcaktohet për Kosovën

Halmstad, 31 korrik - Mesfushori i talentuar i skuadrës suedeze, Halmstads, Anel Raskaj është përcaktuar që të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare. Raskaj 20-vjeçar ishte mes Kosovës dhe Suedisë, por është përcaktuar për vendin nga e ka origjinën.
"Ka njerëz që thonë se unë do të kisha rënë më shumë në sy po të luaja për Suedinë. Por, unë ndiej për Kosovën", ka thënë Raskaj, shkruan "Expressen".
Raskaj, i cili nuk ka pasaportë suedeze, në pranverë kishte biseduar me Federatën e Kosovës, ndërsa po ashtu ishte në kontakt edhe me trajnerin e Përfaqësueses së U-21 të Suedisë, Joerhen Lennartsson.
Lennartsson e kishte vlerësuar lart Raskajn, por tash ky i fundit është i përkushtuar që të luajë për Kosovën.
"Mendoj se të gjithë futbollistët kanë ëndërr të përfaqësojnë shtetin e tyre. Tash unë jam një hap afër për ta bërë këtë", ka thënë Raskaj.
Raskaj është lindur dhe rritur në Kosovë, ndërsa ka luajtur në disa ndeshje me Kosovën, përfshirë edhe atë miqësore kundër përzgjedhjes të Superligës së Shqipërisë më 17 shkurt të këtij viti. Paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Shqipërisë ai e vlerëson si momentin më të mirë në karrierën e tij.
"Ka qenë një ndjenjë fenomenale të qëndroj aty dhe të këndoj himnin kombëtar. Unë gjithmonë e kam njohur veten si shqiptar, si shqiptar i Kosovës. Unë jam rritur aty, kam shkuar në shkollë dhe kam shumë shokë dhe të afërm. Kam shumë ndjenja për Kosovën", ka thënë Raskaj.
Nga kampionati suedez për Përfaqësuesen e Kosovës luan edhe portieri i Kalmarit, Etrit Berisha.
Raskaj në këtë edicion të elitës së futbollit suedez ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol.
Ai në Halmstads gjendet që nga viti 2007.