Xhamia e Tiranës 80 studio projektimi garojnë të premten
TIRANE-Konkursi ndërkombëtar për projektin e xhamisë së re dhe muzeut për bashkëjetesën dhe harmonin fetare në Tiranë ka pasur një interes të madh për studiot e projektimit. Sipas të dhënave për projektet e këtyre dy godinave do të garojnë 80 studio projektimi.
Në këtë fazë të parë nga juria, e cila do të përbëhet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, dy specialist të fushës por që janë përfaqësues të Komunitetit Mysliman, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe specialist të fushës nga vendi por dhe të huaj. Ky konkurs është me dy faza, në fazën e parë e cila finalizohet në datë 25 shkurt, do përzgjidhen studiot që do kalojnë në fazën përfundimtare. Ndërsa faza e dytë do të mbyllet më 2 prill, ku dhe do të zgjidhen dy projektet fituese. Sipas Bashkisë së Tiranës, studiot e projektimit që do zgjidhen për fazën e dytë do t'u jepet kohë deri në muajin prill, që projekteve të tyre t'u bëjnë disa ndryshime sipas kërkesave që do kenë anëtarët e jurisë. Studiot që kanë marrë pjesë në këtë garë, janë vënë në djeni paraprakisht se të konkurronin se sa është sipërfaqja që është në dispozicion për këto ty godina, për historikun e Tiranës për sa i përket bashkëjetesës fetare dhe pjesës historike që feja në vendin tonë është ndaluar me ligj për shumë vite gjatë kohës së diktaturës komuniste. Por në thirrjen që ka bërë kreu i Bashkisë për këtë konkurs është treguar se këto projekte sidomos për xhaminë veç elementëve të kultit duhet që të jetë një mishërim i shekullit të ri dhe i modernes.
Projekti për xhaminë e re do t'u japi mundësinë besimtarëve mysliman që të kryejnë ritet fetare normalisht dhe jo në rrugë siç i kryejnë sot e kësaj dite. Ndërsa muzeu i bashkëjetesës fetare do të jetë i pari i llojit të vet për vendin tonë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)