E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje spektakolare ne Zvernec keputen 1100 m kabell te energjise

VLORE - Grabitet linja e energjise elektrike ne Zvernec duke lene ne erresire disa zona te Vlores dhe nderprere energjine per antenat e televizioneve. Plot 1100 meter linear baker jane vjedhur gjate oreve te mbremjes se te henes. Fillimisht jane prere kabllot e me pas jane hequr telat e tyre. Autoret te cilet dyshohen te kene qene me teper se dy kane lene fijet e aluminit qe sic mesohet ne tregun e shitjeve te ketyre materialeve kane vleren me te ulet. Alarmi u dha ne oren 2330 kur sinjalet televizive te Vlores u shkeputen menjehere ndersa fshati Zvernec si dhe nje pjese e mire e zones se fshatit Narte kane ngelur pa energji elektrike. Vetem paraditen e djeshme punonjesit e Ndermarrjes se Elektrikut kane nisur nje grup pune per te pare nga afer situaten. Ata kane konstatuar ne vend demin e madh te shkaktuar nga keqberesit te cilesuar si profesioniste pasi kane arritur te shkepusin kabllot e energjise elektrike. Sipas nje punonjesi te elektrikut eshte shkeputur linja nga nje shtylle ne tjetren distanca e te cilave eshte rreth 70 meter. Ai pohoi se duke bere llogarine e thjeshte mbi sasine e telit te grabitur gjatesia e tij eshte rreth 1100 metra me nje vlere shitje qe ne tregun e zi arrin ne 500 mije leke te reja. Autoret mesohet se kane perdorur pinca te cilat i zgjasin per te arritur te kepusin kabllot ne shtyllat e larta deri ne 7 meter. Fillimisht ata kane keputur linjen e cila percjell korrentin ne te dy anet e me pas i kane terhequr nga nje shtylle ne tjetren. Kane marre vetem telin e bakrit pasi teli me perberje alumini nuk eshte prekur por vetem prere dhe lene ne toke per arsye qe te mos kene kontakt me energjine elektrike pohon punonjesi. Nga vjedhja e kabllove shume zona ne rrethin e Vlores pritet te vuajne mungesen e energjise elektrike prej disa ditesh pasi ky kabell mungon ne Ndermarrjen e Elektrikut. Fillimisht duhet te behet porosia dhe pas mberritjes se kabllit te behet montimi i tij. Kjo mungese e energjise elektrike penalizon jo vetem banoret e zones por dhe qytetaret e Vlores te cileve u mungon edhe sinjali televiziv edhe i radiove pasi te gjitha antenat ndodhen ne kodrat e fshatit Zvernec qe furnizohen nga linja e energjise se grabitur. Kjo eshte e disata here qe vidhen kabllot e energjise ne zonen e Zvernecit. Nisur nga fakti qe zona eshte disi e menjanuar nga qyteti mes pemeve dhe me pak qarkullim keqberesit e kane pasur te lehte te veprojne e te largohen ne kohe. Ndonese rasti eshte denoncuar ne polici nuk ka te ndaluar. Banoret e zones kerkojne qe te kryhen verifikime ne pikat e grumbullimit te bakrit per te zbuluar aty autoret e vjedhjes. I njejti fenomen eshte shenuar dhe ne zonen e Dukatit dhe te Kanines.                         q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›