E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tristani e Sindi te panjohur ne tapetin e kuq te Berlinales

/ /

Po sikur te rrezoheshim ne tapetin e kuq... Kam qene shume i stresuar. Flisnim gjithe rruges kot... donim me shume kohe te pergatiteshim.. Pastaj fotografite...... Po firma ime qe nuk ishte asnjehere njelloj. Asnjeri prej aktoreve te rinj te filmit Falja e gjakut nuk ishte i pergatitur per nje sukses te tille. Teksa udhetonin me avion drejt nje prej ngjarjeve me te medha kinematografike ne Evrope shpresonin nje cmim por kur shkuan atje emocionet nuk kishin kufi. Tristan Halilaj Sindi Lacej Zana Hasaj dhe Erion Mani kater te rinjte shkodrane te perzgjedhur nga regjisori Joshua Marston dhe skenaristi Andamion Murataj per te luajtur ne filmin qe fitoi Ariun e argjendte ne Berlinale ndodheshin dje ne Tirane. Fare pa kujtuar e gjejne veten ne qender te vemendjes mediatike dhe ata pergjigjen ashtu pa aktruar. Qeshin me njeri-tjetrin skuqen mbulojne edhe fytyren kur ndihen ne turp... Per ta eksperienca ne Berlinale ishte e paimagjinueshme 
Tristan Halilaj
As vet se di se cka kam thane. Keshtu i pergjigjet pa e menduar dy here 19-vjecari Tristan Halilaj pyetjes se si arriti ta fitoje audicionin. Ne filmin Falja e gjakut ai interpreton rolin e Nikut djalit te denuar me ngujim qe gjithsesi e thyen ate me deshiren per te jetuar normalisht. Vete na tregon se nuk e ka shume qejf shkollen se nuk shkonte shpesh ne gjimnaz por ja qe i ishte dhene dhuntia e aktrimit. Une kam qene i fundit qe kam marre pjese ne audicion. Me thene te drejten nuk kam shkuar shpesh ne shkolle. E mora vesh per audicionin permes FaceBook-ut nga nje shoqe e klases. Keshtu qe gjeta nje arsye per te shkuar ne shkolle thote ai ndersa shoket e ndjekin me nje te qeshur te forte. Nuk mund te them se te behesha aktor ishte nje enderr fikse. Ishte si te thuash qe do te behesh nje politikan i mire por kur u zgjodha prej stafit aty fillova ta merrja me seriozisht e te ngjitesha nje shkalle me lart. Me tej kemi bere shume audicione deri sa erdhen ne shkolle dhe na dhane lajmin e bukur tregon Tristani i cili tanime ka filluar studimet per aktrim prane Universitetit te Tetoves pas nje refuzimi qe iu be ne Akademine e Arteve ne Tirane. Ajo ckam mesuar nga Andamioni e Joshua ishte qe ne nuk duhet te aktronim por duhet te ishim. Nuk kishim eksperienca personale me gjakmarrjen dhe qe ta perjetonim rolin na duhej nje reference dhe kete e krijuam ne vizitat qe beme ne shtepite e te ngujuarve. Atje krijuam nje ide se si mund te ishim ne ne vend te tyre apo familja ne menyre qe te mos aktronim. Ai e vlereson shume lirine qe autoret u dhane gjate xhirimeve aq sa para kamerave ndryshonin dialogjet ne menyre qe te ishim sa me reale. Ne menyre qe kushdo qe e sheh filmin te thote Edhe une keshtu do kisha vepruar ne vend te tij. Tani kur e sheh veten ne ekranin e madh eshte i kenaqur. Vetem duke pare filmin ne e kuptuam se e kishim marre cmimin. Te pakten mua me pelqen
Sindi Lacej
Ne pulovrin ngjyre gri ajo mban ende stemen me ariun e kuq te Berlinales. Ndryshe nga Tristani qe eshte pak me i heshtur Sindi nuk le rast pa folur. Ajo nuk e ka pasur fatin e Rudines vajzes qe luan ne film dhe prej se vogli ndonese ende eshte ka enderruar te behet aktore. Per mua kishte qene gjithnje nje enderr por sma merrte mendja se do te vinte ndonjehere nje rast i tille. Kur Andamioni erdhi ne Shkoder duhet te shkoja e para atje ndaj dhe doja te hyja pa radhe. Shikoja shume vajza atje dhe sa me shume shihja aq me teper me dukej nje mundesi e humbur. Mendova se as qe do te me mbanin mend thote 15-vjecarja teksa tregon per emocionet dhe audicionet e njepasnjeshme. Ndonjehere mendonim se do te vinin ne shkolle e te na thoshin se kishin bere shume audicione dhe se gjithcka mbaronte ketu. Ishim duke provuar nje pjese kur erdhen e na thane se kishim fituar. Ishim zgjedhur mes 3 mije vetesh dhe ishte gati e pabesueshme. Dhe puna filloi pasketaj. Per te rinjte e rritur ne mes te Shkodres e qe ushqenin endrra me aktore u shfaq nje realitet krejt tjeter. Ne jemi nga qyteti nga Shkodra dhe kemi shkuar ne shume familje ne fshat mes te cilave dhe nga ato qe jane ne gjak per te pare se si ata e perjetojne kete situate. Ne ato muaj praktikisht une isha Rudina. Ishte shume e dhimbshme te shihje se si jetojne vajzat sidomos te shihje ate cfare kalonin dita-dites mundimin fizik dhe emocional. Ato duhet ti dilnin mbane gjithe familjes dhe per nje vajze 14 apo 15 vjecare qe skishte pasur kurre me pare nje angazhim kaq te madh dhe qe shtohej dita-dites ishte shume e rende vijon tregimin e saj Sindi e cila duket me e pjekur per moshen qe ka. Dhe pastaj Berlini E kemi pare filmin bashke me publikun qe qeshte dhe qante ne te njejten kohe qe na ndalnin ne rruge qe na falenderonin. Nuk krahasohet asnje cmim me ate qe kemi perjetuar atje. Vetem fakti qe ishim prane jurise do te thoshte shume per ne jo me edhe ta takonim dhe te degjonim prej Isabela Roselinit qe i kishte pelqyer e se i kishte skenat ende ne mendje...
Zana Hasaj
Zana eshte nje vajze e bukur me nje gershet te gjate qe Joshua Marston ia ruajti edhe ne film. Kur skenaristi Andamion Murataj tregon historine se si u perzgjodh ajo ze fytyren me duar. Nuk me len baba u kishte thene vajza dhe autoret i kishin shkuar drejt e ne shtepi per te bindur te atin. U emocionua shume por aty ku jetoj une mentaliteti eshte i tille. Kur behet fjale per nje vajze aq me shume ne nje rast si ky te gjithe do flasin dhe kjo do tu bente keq prinderve te mi por jo mua. Atehere shkoi Andamioni dhe Joshua e takuan babin dhe ai pranoi tregon Zana e cila ne film luan shoqen e Nikut. Gezimi i te atit u shtua pas mbarimit te filmit kur garonte ne Berlinale e aq me shume kur fitoi. Ishte shume i lumtur por i ngurte pastaj kur me shihte ne gazeta ishte shume i kenaqur thote vajza e cila asnjehere me pare nuk e kishte menduar se mund te luante ne ndonje film.
Erjon Mani
Kush e di se cka sajuar bashke me Tristanin ne sheshxhirim. Ndryshe nga ky i fundit Erion Mani eshte nje nxenes i mire me te tjera endrra. Madje diten e audicionit gati ishte fshehur poshte bankes por portreti i tij ekspresiv i terhoqi vemendjen Andamion Muratajt qe drejtonte kerkimin. Une luaj rolin e shokut te Nikut ne film. Andamioni erdhi ne klasen tone per te zgjedhur disa vete. Une kisha ulur koken. Ai doli dhe hyri serish duke thene se kishin harruar nje. Mu duk si dicka pa lidhje po thashe ta provoj njehere. Kishte kaluar pak kohe dhe mendova se kishte mbaruar gjithcka kur me marrin ne telefon dhe me thone qe do te beheshin te tjera audicione ne teater. Qe aty filloi...

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›