Xhamia e re, myslimanet: Per Bajram hidhet themeli Sonila Isaku
Myslimanet jane gati te bashkepunojne me grupin e punes per ndertimin e xhamise me te madhe ne Tirane. Perfaqesuesit e komunitetit mysliman deshirojne qe themelet per kete xhami te hidhen diten e Bajramit. Ndersa vendi per ndertimin e ketij objekti eshte vendosur te jete sheshi i Namazgjase, pikerisht ai qe kane kerkuar prej kohesh perfaqesuesit e myslimaneve dhe qe u eshte dhene para pak kohesh nga Qeveria. Agron Hoxha, sekretar i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman Shqiptar, shprehet se KMSH eshte e hapur per cdo lloj projekti qe do te propozohet dhe sigurisht, pas nje konkursi te posacem qe do te zhvillohet, do te perzgjidhet projekti me i pershtatshem. "Myslimanet duan nje xhami qe te permbushe kerkesat e tyre, te kete elemente sa tradicionale, ashtu edhe bashkekohore. Ne e kemi shprehur deshiren tone te Komunitetit Mysliman, madje kemi marre edhe nje vendim kryesie ku propozojme qe kjo xhami te ndertohet ne sheshin e Namazgjase. Kjo per vete faktin historik dhe emrin qe ai mban dhe eshte nje veper qe i drejtohet besimtareve myslimane, por njekohesisht do te jete edhe nje veper arkitekturore e bukur, perfaqesuese edhe per kryeqytetin", - pohon Hoxha. Sipas tij, jane bere edhe nje sere propozimesh ku projekti per ndertimin e xhamise se madhe, qe duhet te jete jo vetem nje objekt i madh dhe multifunksional, por edhe i kohes i ndertuar sipas standardeve moderne. Me dy kate nen toke, parking, dy kate lart, salle qendrore per faljen, salla te tjera per konferenca e organizime fetare e kulturore. Nga ana tjeter, nenkryetari i Komunitetit Mysliman, Gazmend Aga, duke falenderuar te gjithe aktoret per deshiren dhe vullnetin e tyre pozitiv, theksoi se eshte teper nevojshme pershpejtimi i procedurave ne menyre qe xhamia te ndertohet sa me shpejt qe te jete e mundur. "Dua t'ju percjell ndjeshmerine e madhe qe kane besimtaret myslimane jo vetem ne Tirane, por ne te gjithe Shqiperine ne lidhje me ndertimin e kesaj xhamie. Ne si komunitet jemi te gatshem te japim ndihmen tone per te pershpejtuar procedurat per ndertimin e ketij objekti te shumepritur", - u shpreh Aga. Nderkohe, ne mbledhjen e pare te bera nga komisionet perkates te Bashkise se Tiranes dhe te Komunitetit Mysliman Shqiptar, eshte diskutuar ne lidhje me nisjen sa me shpejt te procedurave per ndertimin e xhamise se re. Sipas bashkise, myslimanet kane kohe te sjellin te gjitha propozimet mbi arkitekturen, permbajtjen dhe vendin ku do te ndertohet kjo xhami. Komisioni perbehet nga Kryetari i Bashkise se Tiranes, Kryetari i Komunitetit Mysliman dhe perfaqesues te tjere te ketij komuniteti. Truallit te Namazgjase i eshte marre nje siperfaqe e konsiderueshme nga zgjerimi i rrugeve te Unazes dhe asaj "George Bush", e cila mbeti pa u kompensuar nga Bashkia. Ne kompensim te kesaj siperfaqeje, Keshilli i Ministrave me dt. 06.04.2011, i ka dhene Komunitetit Mysliman te Shqiperise nje siperfaqe prej 2570.5 metrash katrore, duke e cuar siperfaqen e pergjithshme ne rreth 5.300 metra katrore.
Me 1 mars, mbledhja e Keshillit Bashkiak
Mbledhja e radhes e Keshillit Bashkiak eshte caktuar te zhvillohet me 1 mars te ketij viti. Pas dy muajsh "pushimi", anetaret e ketij keshilli do te mblidhen per te diskutuar disa ceshtje qe kane te bejne kryesisht me strehimin dhe investimet ne kryeqytetin shqiptar. Sipas rregullores, sekretariati i Keshillit Bashkiak duhet t'u dorezoje materialet e diskutimit te gjithe anetareve dhe komisioneve perkates 5 dite para zhvillimit te mbledhjes, cka do te thote qe keto materiale pritet t'i kene ne dore anetaret me 24 shkurt. Me pas, pasditen e 1 marsit, do te kalohen per shqyrtim dhe miratim te gjitha ceshtjet.