E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga italiani, shiste bileta avioni me mashtrim

21/03/2011  Ndërhynte në arkivin kompjuterik

TIRANË- Seksioni kundër Krimeve Kompjuterike në policinë e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Arkiv”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi me kombësi dhe shtetësi italiane, Fabio Maria Abate, 36 vjeç, me banim në Tiranë. Pas një hetimi 6-mujor në ngarkim të tij dhe me aplikimin e gjerë të metodave speciale të hetimit, u konkludua se ky shtetas dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale të “mashtrimit kompjuterik” dhe të “ndërhyrjes në sistemin kompjuterik”, vepra të cilat parashikohen nga nenet 143/b dhe 293/c të Kodit Penal. Ai akuzohet se ka ndërhyrë në arkivin kompjuterik të një kompanie fluturimesh, duke marrë të gjitha të dhënat e klientëve të kësaj kompanie dhe më pas dyshohet se i ka vendosur në dispozicion të kompanive të tjera ajrore, me synim përfitimin e interesave apo skontove të shërbimeve të biletarisë dhe shërbimeve të tjera të kompanisë. I akuzuari dyshohet se këtë ndërhyrje kompjuterike e arrinte përmes vjedhjes së domenit kompjuterik të kompanisë, dhe më pas të gjitha shërbimet online i realizonte në emër të tij dhe në emër të një tjetër kompanie fluturimesh, me qëllim konkurrencën dhe uljen e interesave të shërbimit. Gjatë kontrollit u sekuestruan 5 laptop, 3 aparate fotografik, 9 telefona celularë, 13 pajisje të ndryshme kompjuterike, 178 CD, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›