Torres largohet nga Chelsea?

Chelsea është lodhur duke e pritur Fernando Torresin. Mediat britanike shkruajnë se klubi londinez po mendon seriozisht ta shesë sulmuesin spanjoll gjatë janarit.
Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, ish sulmuesi i Atletico Madridit dhe i Liverpoolit, i cili zbarkoi në Stamford Bridge më 31 janar të këtij viti për 58 milionë euro, deri sot nuk i ka përmbushur kërkesat nga kryesia dhe tifozët, duke realizuar vetëm tre gola në Premierligë.
Për këtë motiv, ai ka përfunduar në bankinë dhe trajneri André Villas-Boas nuk beson në të. Përfaqësuesi spanjoll kushton 20 milionë funte.