Yepes mungon 10 javë

Pas Alessandro Nestës, Milani do të mbetet pa një tjetër qendërmbrojtës. Bëhet fjalë për kolumbianin Mario Yepes, i cili në ndeshje me Bolognën pati një ndrydhje në nyjën e këmbës së djathtë.
Ish futbollisti i Chievos e pati një kontroll të mërkurën në Amsterdam nga mjeku Niek van Dijk dhe pas tij u konstatua se Yepes duhet të pushojë më shumë se dy muaj, përkatësisht 10 javë.
Mungesa e Nestës dhe Yepesit mund t’ia hapë dyert francezit Philippe Mexes, i cili mund të startojë nga minuta e parë në fundjavë ndaj Sienës.