Everton, 10 milione euro për Canën

Nga Arben Shemili
Klubi i Evertonit i ka bërë një ofertë zyrtare prej 10 milionë eurosh klubit të Marsejës, për të marrë kapitenin e saj shqiptarin Lorik Cana. Oferta ka mbërritur menjëherë mbas dy takimeve që Olimpik Marsejë ka zhvilluar në kupën UEFA kundër Spartakut të Moskës. Olimpik Marsejë u kualifikua në 16 ekipet më të mirat e këtij kompeticioni. Menaxhërët e Everton kanë qënë të pranishëm në të dy takimet për të parë nga afër lojën e Canës. Klubi marsejez e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë, duke theksuar që Cana është i pashitshëm. Drejtuesit e tij janë shumë të kujdesshëm përsa i përket transferimit të Canës në një klub tjetër, pasi popullariteti i tij është shumë i madh dhe është një idhull për tifozerinë e Marsejës. Duke qënë se dhe më parë klubi ka shitur dy nga lojtarët më të mirë të saj si Drogba dhe Riberi, ku tifozët nuk është se ngelën të kënaqur. Kësaj here drejtuesit janë shumë të matur rreth kësaj lëvizje. Vetëm në qoftë se vjen një ofertë serioze nga një prej klubeve që kanë shfaqur interes më parë për Canën si Arsenal, Celsi, Bajern, Roma apo edhe Milan, atëherë transferta mund të realizohej. Gjithashtu klubi pretendon që Cana vlen më shumë se sa kjo ofertë e bërë nga Everton. Me transferimin e tij në një nga këto klube të mëdha, arka e kluibit do të pasurohej dhe do kishin mundësinë të merrnin lojtarë të tjerë. Në fakt politika e klubit marsejez dihet. Ata pothuajse c'do vit shesin një prej xhevahirëve të saj për të marrë pastaj talente të rinj.