Adriano në “love story”

"Perandori" Adriano ka gjetur një tjetër mbretëreshë. Quhet Viviane Kastro. Shtypi rozë brazilian flet për një "love story" të sulmuesit dhe modeles, e cila u paraqit në karnavalet e fundit në Rio, e mbuluar vetëm nga një slip trekëndësh 4 centimetra. Viviane do të jetë kopertina e revistës së famshme "Playboy" në versionin brazilian për muajin e ardhshëm. Adriano dhe Viviane u njohën gjatë një programi televiziv me audiencë të madhe dhe aty lindi edhe shkëndija e dashurisë së tyre.