"Hi dhe gjak" në Rumani
Fanny Ardant është frymëzuar prej Ismail Kadaresë. Aktorja e njohur franceze, e cila së fundmi po eksperimenton edhe në regjisurë, ka vendosur të sjellë para publikut filmin "Hi dhe gjak", subjekti i të cilit është marrë nga libri i shkrimtarit shqiptar "Eskili, ky humbës i madh". Ismail Kadare, humbjen e Eskilit e kishte imagjinuar në dimensionet e jetës së ballkanasve në luftëra dhe në festa, në dasma, në rite funebre dhe në vdekje. Kadare dëshiron të na demonstrojë se tragjedia eskiliane është me vlerë edhe në ditët e sotme. Bëhet fjalë për drejtësinë dhe të drejtën si dy kategori të ndryshme. E para është e paprekshme, e pandashme, e paluajtshme, kurse e dyta jo. Me pak fjalë, mbrojtja e skajshme e të drejtës mund të provokojë padrejtësi të mëdha.
Ndërsa Fanny Ardant do të sjellë bazuar në këtë libër historinë e Judit dhe tre fëmijëve të saj. Gruaja jeton e vetme në Marsejë dhe pas vrasjes së të shoqit i është dashur të përballojë e vetme jetesën në një vend të huaj. Djali i saj më i madh është Ismaili, 22 vjeç, i cili i gëzohet jetës dhe dëshiron ta jetojë atë. Vëllai i tij, Pashko, 20 vjeç, është disi më i qetë, ndërsa Mira, 15 vjeçe, është gëzimi i familjes, edhe pse ajo nuk dëgjon... Një martesë në vendlindjen e saj bën që Judit të kthehet në atdhe me të tre fëmijët pas 18 vitesh mungesë. Por rikthimi i saj do të bëjë të shpërthejnë luftërat e vjetra mes klaneve rivale. Kështu nis edhe një herë cikli i dhunës dhe gjakderdhja...
Prej pak ditësh ndërkohë kanë nisur xhirimet e filmit të parë me metrazh të gjatë të regjisores dhe aktores Fanny Ardant, "Cendres et sang", ("Hi dhe gjak"). Një bashkëprodhim franko-rumun, subjekti i filmit është ngritur mbi librin e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, "Eskili, ky humbës i madh", të cilin ai e ka shkruar në vitin 1985. Në film, protagonistja do të jetë aktorja izraelite Ronit Elkabetz, ndërsa të tjerë aktorë janë: Abraham Belaga, Marc Ruchmann, Claire Bouanich, Madalina Constantin, Olga Tudorache, Oana Pellea e Razvan Vasilescu.
Regjisorja e re, por jo kaq e re si aktore, Fanny Ardant, do të sjellë filmin "Hi dhe gjak" me historinë e një gruaje të huaj, e cila rrit e vetme tre fëmijët e saj pas vrasjes së bashkëshortit. Por me rastin e një martese në familje ajo vendos të kthehet në vendin e saj pas 18 vitesh, duke zgjuar rivalitete të reja mes klanesh. Aktorja Fanny Ardant, e cila do të prezantohet më 26 nëntor me filmin "Hello Goodbye" të Graham Guit në krah të aktorit tjetër të njohur francez Gérard Depardieu, ka vendosur që t‘i ambientojë ngjarjet e "Hi dhe gjak" në Rumani, për shkak të autenticitetit dhe traditës së saj kinematografike, si dhe për aktorët dhe teknikëve të mirë që ka gjetur aty. "Unë këtë histori nuk mund ta ambientoja në Paris, ndaj më duhej të zgjidhja një vend të huaj për ta realizuar atë. Mendova ta realizoja edhe në Greqi, gjithashtu mendova ta realizoja edhe në Shqipëri, derisa në fund vendosa që xhirimet do të bëheshin në Rumani", ka thënë aktorja dhe regjisorja franceze, Fanny Ardant.
Xhirimet e filmit janë menduar të zgjasin rreth shtatë javë në Rumani. Drejtor fotografie është Gérard de Battista, ndërsa është menduar që filmi të shfaqet në Francë në maj të vitit 2009.
E lindur në Saumur, në mars të 1949-ës, Fanny Ardant e kalon fëmijërinë nëpër Evropë, duke ëndërruar që një ditë të ndërmarrë karrierën si diplomate, por nga gjysma e viteve ‘70, pas diplomimit në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, ajo zbulon pasionin e saj të madh për teatrin, për aktrimin, ndaj edhe regjistrohet në kursin e Artit Dramatik në Périmony të Parisit.
Karriera e saj si artiste nis menjëherë me pjesëmarrjen në disa produksione teatrore dhe në disa seriale franceze, më pas në vitin 1979 Fanny shfaqet në ekranin e madh me filmin "Njeriu i qenve" me regji të Alain Jessua. Në fillim të viteve ‘80, Ardant takohet me maestron e "Nouvelle Vague", François Truffaut, me të cilin edhe martohet në vitin 1981. Falë kësaj lidhjeje, ajo përfiton edhe rolet më të spikatura e më domethënëse të karrierës së saj. Më 1981-shin, regjisori i beson asaj rolin e Mathilde në "Zonja e portës përbri" dhe dy vjet më vonë e zgjedh për "Më në fund e diel", filmi i fundit i drejtuar nga Truffaut para vdekjes së tij të parakohshme. Pas kësaj, Fanny shfaqet në të tjerë filma që nxjerrin në pah aftësitë e saj interpretative, por që e mbajnë larg publikut të gjerë.
Në vitin 1994, Fanny Ardant më në fund nominohet për çmimin "César" falë filmit "Koloneli Chabert", në të cilin interpreton në krah të mikut të saj Gérard Depardieu. Ky interpretim i fal asaj një famë krejt të papritur, duke arritur deri në Hollivud, ku interpreton në krah të Harrison Ford. Pas pjesëmarrjes së saj në filmin "Përtej reve", me regji të Michelangelo Antonioni, Ardant fiton çmimin "César" me "Ditën dhe natën". Në vitin 2001 ka interpretuar në rolin e sopranos së madhe Maria Callas në filmin "Callas Forever" (2001). Fanny është nënë e tre fëmijëve Lumir, Josephine, dhe Baladine. Ajo ka interpretuar në vitin 2002 në një film "8 gra dhe një mister", ku të gjitha protagonistet ishin femrat në krah të Catherine Deneuve, Isabelle Huppert dee Emmanuelle Béart. Për herë të parë e provon veten në rolin e regjisores me filmin "Hi dhe gjak".