Dinastia Valentino. Vëllai, pasardhësi i tij
Flokët e gjatë e të lëshuar i bien mbi shpatullat e vogla. Duket qartë se është ende fëmijë. Ai buzëqesh gjatë gjithë kohës dhe pastaj vrapon pas miqve, duke rrëkëllyer një shishe ujë mineral. Bashkë me një grup shokësh, qull në djersë, ecin me shpejtësi marramendëse mbi një pistë makinash Kart. Në pamje të parë aty duken të gjithë të çmendur. Fëmijë të veshur me kostume lëkure, që u japin gaz motorëve dhe ecin me 120 km/h, dhe prindër që bërtasin nga larg. Të mbyllur pas një rrjete nuk u ngelet gjë tjetër veçse të shohin se si fëmijët e tyre bëjnë realitet ëndrrat. Luka Marini është 11 vjeç. Duket që në fytyrë që është djalë i zgjuar. Është i ëmbël e engjëllor dhe nëse e sheh mirë kupton se ka diçka të njohur brenda tij. Kur e dëgjon të flasë, atëherë nuk ke më asnjë dyshim. Ngjan shumë me Vale Rossin dhe kjo nuk ka të bëjë fare me koincidencën. Ka të njëjtën nënë me tetë herë kampionin e botës, përveçse të njëjtin pasion: motorët. Prej disa kohësh është pjesë e pandarë e sezoneve "Junior Trophy NSF 100" dhe shkollës "Hirp", krijuar nga Antonio Vitillo në bashkëpunim me "Hondën", për të gjetur pilotët e rinj dhe për t‘u mësuar atyre se si mund të ecin përpara e si mund të krijojnë një model alla "Rossi". Gjithçka është falas, mjafton të kesh dëshirë dhe talent. Pas një seleksionimi të bërë në fillim të sezonit u përzgjodhën rreth 24 "baby pilotë", mes të cilëve edhe 3 vajza. "I seleksionojmë edhe në bazë të testeve të bëra me prindërit. Presionet e tyre u bëjnë keq fëmijëve", thotë psikologu i sportit, Fabrizio Paris, një 40-vjeçar me detyrën për të qortuar prindërit dhe për të ngushëlluar fëmijët që humbin, bien apo qajnë. Sepse formula është kjo: guxim si të rritur dhe veprime si të vegjël. Luka nuk bën përjashtim nga këto rregulla, edhe pse premtimi i tij të tremb. "Jam një person ndryshe, nuk e vras shumë mendjen", tregon teksa pi herë pas here një arançatë. Faktikisht këtë e kupton gjatë garës së fundit të trofeut NSF, që ai nuk mund ta fitojë për shkak të dy rënieve në garat e mëparshme. "Megjithatë, në pjesën më të madhe të garave kam fituar. Kam qenë gjithmonë para shokëve të mi. Më pëlqen të eci shpejt", tregon Luka, teksa përkëdhel "Hondën" e tij të bardhë, një motor të vogël që mund të fillosh ta ngasësh atëherë kur e kupton dhe ke vendosur të heqësh dorë nga biçikleta. "Kam nisur që pesë vjeç dhe tani argëtohem pa masë. Më mësoi një miku im, Uilli". Uilli? Si ka mundësi? Jo Valentino? "Jo, unë dhe vëllai im takohemi vetëm disa herë në javë. Ai më pyet se si eci me shkollën, por për motoçiklizëm nuk flasim shumë. Deri tani nuk i kam kërkuar asnjë këshillë dhe as nuk i kam dhënë". Shakaxhi, i bukur dhe për më tepër edhe shumë i vendosur. "Nuk them kurrë vërdallë se jam vëllai i Valentinos dhe askush nuk më trajton ndryshe për këtë motiv. E kështu duhet të jetë. Por unë e dua shumë, edhe pse në playstation jam unë më i fortë, edhe pse ai është interist dhe unë bëj tifo për Romën dhe Totin, edhe pse në stadium nuk shkoj sepse kam frikë". Janë vëllezër, kanë të njëjtën nënë, edhe pse Vale jeton veçmas tyre.
Stefania e ndjek të birin kudo dhe pranon me ndershmëri se "kur i them një sponsori që Luka është vëllai i Valentinos, gjithçka bëhet më e lehtë". Eh, ndoshta nuk kishte as nevojë ta thoshte. Sepse Luka nuk e vret mendjen fare për këtë dhe në shkollë ecën shumë mirë. Për momentin ai është shqetësimi i tij kryesor. "Të gjitha notat i kam shumë mirë dhe shkëlqyeshëm", tregon me krenari. Megjithëse pasioni për motorët është i madh, nuk e di ende se cili do të jetë prioriteti i tij në të ardhme. "Në të ardhme shpresoj të bëhem arkeolog. Më pëlqejnë sendet antike dhe mbi të gjitha dua të studioj se si jetonin paraardhësit tanë". Por, po të shikosh testin që qarkullon nëpër shkolla, ai kishte shkruar se ëndërronte të bëhej kirurg. "Po, është e vërtetë, sepse kështu dëshironte ime më". Por, pavarësisht dëshirës së saj, të dy fëmijët kanë marrë tjetër rrugë. Një kampion e ka nxjerrë tashmë, të shohim për tjetrin. "Ajo ndonjëherë ka edhe frikë", tregon vëllai i Vales, që edhe vetë e ka provuar se çdo të thotë. "Një herë, mbi një motor të vogël, përfundova sipër dy fëmijëve që kishin rënë para meje për shkak të një gabimi. O Zot sa frikë, por për fat gjithçka përfundoi mirë". Edhe pse 11 vjeç, herë pas here Luka tregon se vendimet i merr në mënyrë të pavarur. "Nuk e kam zgjedhur motorin sepse kështu bëri Valentino dhe askush nuk më ka shtyrë që ta bëj një gjë të tillë. Më pëlqen shpejtësia, kjo është e gjitha". Për çfarë e kam zili vëllain tim? "Për asgjë". Të jetë e vërtetë vallë? Të mos e kesh zili vëllain me tetë tituj kampion? Ndodh edhe kështu. Ndërkaq, Luka mbështet kaskën mbi motor. Pas tij vjen edhe Cecilia, një vajzë nga Rexhio Emilia. "Pasioni i saj është bërë pasioni ynë, tregon i ati. Ka qenë gjyshi që i ka transmetuar dashurinë për motorët. Vjen herë pas here për t‘u konsultuar me Lukën, sepse ai është vërtet një pilot shumë i mirë. Ka marrë gjithçka nga i vëllai, Valentino". Ka ardhur koha e çmimeve dhe Luka, që doli i pari në garë, mban në dorë një shishe shampanje më të madhe se ai vetë. Kur kalon vijën e finishit bën të njëjtat gjeste si i vëllai. "Është e vërtetë që për momentin bëj të njëjtat gjeste me Valentinon. Herët ose vonë do të krijoj diçka timen. Por, ka kohë për këtë. Tani më intereson që të jem i shpejtë dhe të kënaqem në pistë", tregon fenomeni i vogël. Vërtet shakaxhi, guximtar, por mbi të gjitha me një dëshirë të çmendur për motorin. Njëlloj si i vëllai, Valentino.