Bota tjetër e Eliza Hoxhës
Ka përfunduar edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar "Takime muzikore të dy botëve" në qytetin e Gjirokastrës. Për katër net me radhë, harkatet e kështjellës së gurtë u kthyen në një skenë të hapur të muzikës tradicionale, klasike dhe bashkëkohore, ku interpretues dhe instrumentistë shqiptarë, kosovarë, italianë, francezë dhe grekë, interpretuan vlera të rralla artistike dhe folklorike për artdashësit gjirokastritë.
Gjatë katër ditëve të këtij festivali, përveç vlerave të trashëgimisë shpirtërore muzikore, u zhvilluan edhe simpoziume me ekspertë të monumenteve, interpretues dhe instrumentistë të njohur nga e gjithë bota, të cilët, në debatet e tyre, u përqendruan në vlerat e traditës ndërtimore, folklorike dhe muzikore të trevave shqiptare dhe ballkanike.
Katër netët e kësaj veprimtarie përcollën katër mesazhe bashkëjetese. Nata e parë kishte profil shqiptaro-kosovar, nata e dytë shqiptaro-italian, e treta shqiptaro-francez ndërsa e fundit shqiptaro-grek.
Gjatë ditës së parë të kësaj veprimtarie ndërkombëtare, një artiste nga Kosova, arkitektja dhe këngëtarja Eliza Hoxha
prezantoi një ekspozitë me instalacione kushtuar të humburve gjatë ditëve të luftës në Kosovë. Ekspozita ishte një homazh që nis me një qiell të trëndafiltë stalacional, në kujtim të të humburve gjatë luftës në Kosovë.
"Si fotoreportere e disa mediave kosovare, si arkitekte dhe si artiste, jam munduar të ruaj lidhjet me të gjitha tendencat artistike, por ky aktivitet i zhvilluar në Gjirokastër ka vlera universale që bashkon të gjithë. Formati i këtij festivali ndërkombëtar tenton gërshetime të muzikës tradicionale, sidomos polifonisë së lashtë me klasiken dhe modernen, dhe vend më të mirë se Gjirokastra ku kuantikja bashkëjeton në mënyrë më të shkëlqyer me të renë nuk mund të gjesh", thotë artistja kosovare.
Nata e së shtunës ishte magjike për spektatorët e kështjellës së lashtë, pasi një nga ish-nxënëset e artistit të njohur shqiptar, Robert Papavramit, violinistja franceze Louise Chisson, e shoqëruar nga pianistja shqiptare Silva Skënderi, sollën një atmosferë të veçantë në kështjellën shumëshekullore. Violinistja franceze, Louise Chisson, e lindur në Bordo të Francës, 21 vjet më parë, ka nisur studimet e violinës në moshën katërvjeçare me mjeshtrin e madh shqiptar Robert Papavrami.
Në gusht 1998, ajo u pranua në konkursin e 32-të ndërkombëtar të violinës "Tibor Varga" në Zvicer, në moshën 11- vjeçare. Një vit më parë, ajo fitoi çmimin e madh të të gjitha kategorive në konkursin e tetë ndërkombëtar të instrumentistëve të rinj në Lille. Ndërsa gjashtë vjet më pas, në Bolonjë (Itali), fitoi çmimin e madh të konkursit të violinës të Alfredo Zanellës, me unanimitet të plotë.
E mësuar me skenën që në moshë të vogël, ajo ka dhënë një numër të madh koncertesh recitale me orkestrën e Normandisë, solistët Moske-Montpelier, orkestrën e Dhomës së Moskës, nën drejtimin e Konstandin Orbelian, orkestrën kombëtare të Lituanisë, orkestrën kombëtare të Ukrainës, si dhe në shumë festivale si soliste në Monako, Montpelier, Porto-Vechio dhe Barcelonë.
Në vitin 2000, ajo interpretoi në Koncertin Nr. 5, të Vieuxtemps me Orkestrën Simfonike Evropiane, nën drejtimin e Kristian Florta në Bordo të Francës. Që prej vitit 2002, ajo vazhdon të japë recitale në skena të rëndësishme të Francës. Louise Chisson, që prej vitit 2004, studion pranë violinistes ruse Dora Schwarzberg në Muzikhochschule të "Universitat der Kunste" në Vjenë të Austrisë.
"Është hera e parë që vij në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që mora pjesë në këtë festival dhe më në fund të shoh këtë vend kaq të bukur me njerëz mikpritës. Kam dëgjuar shumë për vendin tuaj nga profesori im, Robert Papavrami, dhe jam e lumtur që Ilda Mara më ftoi të luaj në këtë kala kaq mresëlënëse", u shpreh 21-vjeçaria Louise Chisson.
Në pjesën e dytë të koncertit "Takim muzikor të dy botëve" u ngjitën në skenën e kalasë "Bilbilenjtë e Progonatit" (Tepelenë), të cilët transportuan tingujt e ëmbël të violinistes franceze në traditën e isopolifonitë të Labërisë. Ky grup polifonik, ku tradita përcillet brez pas brezi solli në skenë një atmosferë të veçantë me këngët patriotike, erotike, historike.
Ndërthurja e tingujve të violinës me polifoninë e grupit "Bilbilenjtë e Progonatit" i dhuruan publikut një natë të veçantë, ku dy botët u ndërthurën natyrshëm në kështjellën e qytetit të Gjirokastrës.