Sarandë, zjarr mbi kodrat e qytetit, rrezikohet Manastiri
SARANDË- Pasditen e sotme rreth orës 18:00 kodrat mbi qytetin e Sarandës janë përfshirë nga një zjarr, i cili ka rrezikuar edhe Manastrin e 40 shenjtorëve, që ndodhet aty pranë.
Në rrezik nga flakët që përhapeshin me shpejtësi ishin edhe disa banesa aty pranë. Banorët e zonës kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit, ndërsa kanë marrë pjesë edhe vetë në shuarjen e flakëve.
Ndërkohë që po hetohen edhe shkaqet e rënies së këtij zjarri, pasi nuk është rasti i parë që ndodh në rrethin e Sarandës gjatë këtij sezoni.
(m.a/BalkanWeb)