E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Shkolla nis më 12 shtator

TIRANE- Më 12 shtator do të nisë viti i ri shkollor për arsimin 9-vjecar dhe atë të mesëm. Ministria e Arsimit ka njoftuar më herët se vitet e mëparshme datën për fillimin e vitit të ri akademik së bashku me ndryshimet në strukturën e semestrave, datat e pushimeve dhe provimeve.

“Për arsimin bazë dhe të mesëm dita e parë e shkollës do jetë 12 shtatori. Arsimi bazë ka 35 javë dhe do të përfundojë në datën 6 qershor. Provimet e lirimit do të jenë në periudhën 7 dhe 22 qershor. Do kenë 2 periudha pushimi, jo tre, një në pushimet e vitit të ri, rreth 2 javë dhe një në fund të marsit. Ndërsa arsimi i mesëm. Ky i reformuari është vetëm me një vit shkollor pa semestra, fillon në 12 shtator dhe mbaron në 13 qershor të 2011. Ndërsa maturantët kanë 2 javë më pak mësim. Ato kanë 5 javë provimet e maturës shtetërore dhe do të përfundojnë në fund të qershorit”, u shpreh Drejtori i Arsimit Parauniversitar Fatmir Vejsiu.

Ndryshime edhe në maturën shtetërore, ku pritet të reduktohet numri i mjediseve ku zhvillohen provimet për maturantët, me qëllim që të bëhet një administrim më i mirë i këtij procesi.
“Provimi i parë do jetë në datën 25 maj, ndoshta, jo më 1 qershor. Do jenë më shumë qendra ku do jepen provimet, që maturantët ti kenë më afër banesave të tyre me qëllim që të menaxhohen më mirë”, tha Vejsiu më tej.

Ministria e Arsimit ka vendosur gjithashtu, që vitin e ardhshëm shkollor, provimet për maturantët të zhvillohen ditën e shtunë, me qëllim që të krijohen më tepër lehtësi.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›