Ndotja akustike intensifikohen kontrollet

Autoritetet e ministrisë së Mjedisit kanë shtuar numrin e kontrolleve në subjeket që shkaktojnë ndotje akustike si pasojë e krijimit të kushteteve sa më të mira për turistët vendas dhe të huaj. Kryeinpektori Ilir Bala thotë për AS se më problematikja vazhdon të mbetet Tirana dhe më pak lokalet në zonat bregdetare. Gjatë këtyre muajve janë vendosur 8 gjoba me vlera nga më të ndryshmet të cilat shkojnë edhe në 2 milionë lekë të reja.
“Vetëm për këtë sezon janë rreth 8 gjoba të vendosura për mosrespektim të detyrave të vendosura nga Inspektoriati i Mjedisit dhe për shkelje të orareve sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Ka patur raste kur ka pasur një penalizim në vlera maksimale te gjobës sepes ka qenë rast I përsëritur dhe kjo ka qenë në një zonë të Tiranës”- thotë Bala.
Ndërkohë shumë shpejt autoritetet e Ministrisë së Mjedisit do të nxjerrin një udhëzim edhe për ndotjen akustike që shkaktojnë serviset e automjeteve, shumica e të cilave kryejnë aktivitetin në brendësi të zonave të banuara. Edhe për ato do të ketë penalizime në rast se nuk plotësojnë kriteret.
Edlira Sulejmani