Xhejms dhe Brajan, fantastikët e NBA
Fluturon Kleveland dhe sigurisht fluturon me të edhe LeBron Xhejms. "The Chosen One" është deciziv në fitoren e të tijve ndaj "Kavaliers" në Memfis me rezultatin 102-87, duke realizuar 30 pikë, 11 asist e 11 topa nën tabelë. Për të shënuar edhe prova e Kobi Brajant, i cili me 33 pikët e realizuara ka udhëhequr drejt suksesit Lejkërsat në Hjuston. Kur duheshin edhe 30 sekonda para fundit, me "Rockets"-at në avantazh 100-99, Kobi shënon tripikëshin vendimtar, që do të pasohej nga fitorja 100-105.