E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelozia, merr peng dhe rreh rivalin

Kavaje- Nje vajze, e cila ka qene fiksimi i jetes se nje te riu eshte kthyer ne "molle" sherri mes nje 21-vjecari dhe kater personave te tjere. Ermal Matraxhi eshte marre peng dhe me pas eshte rrahur barbarisht, pasi eshte kapur nga kater te rinj duke u puthur me vajzen qe njeri prej tyre e kishte fiksim. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Kavajes, nderkohe qe policia ka arrestuar dy vellezerit Ervin dhe Halit Kola, ndersa ka shpallur ne kerkim dy vellezerit Haxhi dhe Marjus Xhihani. Sipas hetimeve, Haxhi Xhihani prej kohesh pelqente nje vajze, te cilen nuk kish mundur dot ta bente per vete. Por, kur e ka pare ate ne krahet e nje tjeter personi eshte ndjere shume keq, saqe ka vendosur te rrahe djalin qe ia kishte rrembyer.
Ngjarja
Ora shenonte 00:15, kur 21-vjecari Ermal Matraxhi, ndodhej ne automjetin e tij se bashku me te dashuren e tij, me te njejten moshe. Ne ato momente, kane kaluar dy vellezerit Ervin dhe Halit Kola, perkatesisht 34 dhe 36-vjec, si dhe vwllezwrit Haxhi dhe Marjus Xhihani, 22 dhe 21-vjec, te cilet ishin duke udhetuar me nje automjet tjeter. Sapo kane pare qe vajza ndodhej ne krahet e te dashurit te saj, ata kane hapur deren e makines, i kane nxjerre zvarre dhe me pas i kane futur dy te rinjte ne automjetin qe po udhetonin vete. Me pas i kane shpene prane ullishtave. Burime nga policia e Kavajes kane bere me dije se kater te rinjte kane nisur te rrahin barbarisht 21-vjecarin, ndersa vajzen e kane qelluar me shpulle. Pas kesaj ngjarjeje ata jane larguar menjehere. Ka qene vajza, e cila ka lajmeruar policine, dhe ka bere te mundur dergimin menjehere ne spital te te riut, i cili ndodhet ne gjendje te rende per jeten.
Hetimet
Pas disa oresh hetimesh, policia e Kavajes ka bere te mundur arrestimin e Ervin dhe
Halit Koles, ndersa po punohet intensivisht per kapjen e dy vellezerve, Haxhi dhe Marjus Xhihani. Sipas hetimeve, ngjarja mesohet se ka ndodhur per motive te xhelozise. Mesohet se shtetasi Haxhi Xhihani ka pasur fiksim vajzen me te cilen shoqerohej i plagosuri rende, Ermal Matraxhi. Duke qene edhe fiksimi i jetes se tij, tre personat e tjere te akuzuar ne kete ngjarje, i kane mbushur mendjen qe te shkonte me vajzen, por ne momentin qe e kane kapur me 21-vjecarin, Xhihani eshte ndjere keq, per kete e ka marre peng dhe me pas e ka rrahur barbarisht. Materialet hetimore ne lidhje me kete ngjarje i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Mbi kater personat rendon akuza e "heqja e paligjshme e lirise".

Te arrestuar
Ervin Kola, 34-vjec
Halit Kola, 36-vjec
Ne kerkim
Haxhi Xhihani, 22-vjec
Marjus Xhihani, 21-vjec

Pengmarrja
Burime nga policia kane bere me dije se i riu eshte marre peng nga kater te akuzuarit, pasi kane pare qe vajza qe nje prej tyre kishte fiksimin e jetes ka qene duke u puthur me nje tjeter person.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›