E shef me inat, plagoset rende 18-vjecari
Tirane- Nje sherr per motive banale per pak i ka marre jeten nje 18-vjecari. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne Fushe-Mezes, kur dy te rinj jane konfliktuar me njeri-tjetrin. Sipas Policise se Tiranes, Edmond Kola dhe Eraldo Belba, kane qene duke kaluar kur jane zene pasi kane pare njeri-tjetrin me inat. Kaq eshte dashur qe Kola t'i drejtohet Belbes, duke i thene "pse me pe", dhe me pas te nxjerr pistoleten qe mbante pa leje me vete e ta plagose ate. Plumbi e kishte kapur 18-vjecarin ne kraharor, por per fat te mire, nuk i ka prekur organet jetesore. Menjehere pas grindjes, Kola eshte larguar nga vendngjarja. Ka qene nje telefonate e bere sallen operative qe ka njoftuar uniformat blu per ngjarjen e ndodhur. Efektivat e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit kane shkuar ne vendngjarje, ku kane kryer edhe veprimet e para hetimore. Eraldo Belba eshte derguar per ndihme ne Spitalin Ushtarak, ku ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Pas hetimeve blute kane arritur te identifikojne vendndodhjen dhe te arrestojne ne flagrance Edmond Kolen, 25 vjec, banues ne Kashar, Tirane, si autor i kesaj ngjarje. Materialet hetimore ne ngarkim te tij, i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per konsumim te vepres penale te "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative".