Xhemaili: “Nuk jam më nën stres”

Gati pas pesë muajsh pas operacionit në gju, shqiptari Blerim Xhemaili debutoi me ekipin e dytë të Boltonit. "Në fillim pata pak frikë",- tregon ai për faqen zvicerane tagesanzeiger.ch. "Pas dylftimit të parë e dija megjithatë, se gjuri im do të mbante",- sqaron më tej ai. Shqiptari që luan për Kombëtaren e Zvicrës u aktivizua për 45 minuta kundër Bllekbërnit në zonën mbrojtëse të mesfushës duke dëshmuar edhe klasin e tij. Të martën e ardhshme Xhemaili do të luajë në Mancester kundër ekipit të rinjve të "Djajve të kuq". Gjatë seancës stërvitore me klubin e Ligës së Parë angleze, Xhemaili tregon: "Shpresoj ta arrij formën time gjatë vitit të ardhshëm. Unë po bëj pëparime cdo ditë. Mund të zgjasë ndoshta edhe një muaj". Në lidhje me rikthimin në Kombëtaren zvicerane Xhemaili shprehet: "Unë nuk jam nën stres. Ndoshta kjo do të ndodhë në muajin shkurt".