“Crvena Zvezda” në shenjestrën e policisë

Policia serbe ka nisur të hetojë klubet më të mëdha të vendit si dhe Federatën Serbe të Futbollit në lidhje me trukimet e mundshme të ndeshjeve dhe botën e krimit. Gazetat nga Beogradi raportojnë se në shënjestrën kryesore të hetimeve është klkubi i njohur "Crvena Zvezda". Drejtuesit e klubit janë të lidhur me mafian e narkotikëve. Inspektorët e policisë janë duke hetuar edhe për dy transferta të dyshimtaa të lojtarëve. Dhe këtu bëhet fjalë për disa miliona euro.