E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemo nis përgatitjet me përfaqësuesen U-17

Nga Adi Metaliu

Kuqezinjtë e vegjël janë akomoduar në Tropikal, ku do të qëndrojnë deri më 21 janar nën urdhrat e trajnerit Mustedanagiç

24 është numri i futbollistëve nën moshën 17 vjeç të përfshirë në listën paraprake të FSHF-së për grumbullimin e nisur dje dhe që do të zgjatë 17 ditë. Xhemal Mustedanagiç, përveçse do të punojë fort me lojtarët e formacionit bazë, do të vëzhgojë me shumë kujdes disa elementë të rinj, të ardhur nga kampionatet europiane, të cilët mund ta ndihmojnë Shqipërinë U-17 në Raundin Elitë (gjatë grumbullimit do të vëzhgohen edhe futbollistë të tjerë që nuk janë në këtë listë).

Dje, në mesditë, Mustedanagiç ka udhëhequr stërvitjen e parë që u zhvillua qendrën e ekipeve kombëtare në Kamzë, ndërsa sot stërvitja pritet të zhvillohet në qytetin e Durrësit. 17-vjeçarët janë akomoduar në Tropikal, ku do të qëndrojnë për më shumë se dy javë. Deri më 21 janar do të zhvillohen disa ndeshje miqësore me skuadra të ndryshme, për ti dhënë mundësi trajnerit të krijojë një ide sa më të qartë për skuadrën që do të udhëtojë drejt Holandës në fund të marsit. Në Raundin Elitë Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup me Holandën (vendi organizator), Serbinë dhe Irlandën. Në turin final kualifikohet vetëm skuadra e parë e grupit.

Prurjet e reja

Në këtë listë bien në sy futbollistë të cilët nuk kanë qenë pjesë e skuadrës gjatë eliminatorëve të europianit (Shqipëria u kualifikua). Disa prej tyre janë aktivizuar pjesërisht në miqësoren (1-1) me Kosovën (Aliu, Ramadani, Bunjaku, Bojaj), por ka edhe të tjerë që vijnë për herë të parë, sikurse Rezniqi dhe Berisha (nga Suedia).

Lista e të grumbulluarve

1. Aldo           Teqja  Anorthosis

2. Fabio          Gjonikaj         Dinamo

3. Eduin         Ujka    Laçi

4. Amri           Jonuzi            Tirana

5. Paulo          Sokoli Xhenoa

6. Kristi          Marku            Teuta

7. Tom            Syku   Udineze

8. Klaudio      Çema  Partizani

9. Erjon          Hoxhallari     Tirana

10.Eralb         Sinani AEK

11.Arlind       Kalaja Vllaznia

12.Endri         Çekiçi Pogradeci

13.Astrit         Bunjaku         Bazel

14.Jurgen       Vatnikaj         Tirana

15.Mikelanxhelo      Bardhi            Iliria

16.Frans         Ymeralilaj     Diagora

17.Maldin      Ymeraj                       Panathinaikos

18.Fatlum      Ramadani      Prishtina

19.Lorik         Aliju   Prishtina

20.Dorian      Hakrama        Olimpiakos

21.Almedin   Murati            Teuta

22.Florent      Bojaj   Borehamwood

23.Ideal          Rezniqi          Suedi

24.Valmir      Berisha           Suedi

Katania afron 700 mijë franga zvicerane për Sadikun

Lokarno, skuadër që militon në kategorinë e dytë në Zvicër, do ta ketë shumë të vështirë tu bëjë ballë ofertave për sulmuesin Armando Sadiku. 20-vjeçari nga Elbasani, pjesëtar i përfaqësueses U-21, pasi ka zhvilluar një vit fantastik me skuadrën helvetike, i ka bindur skuadrat e rëndësishme në Europë me golat që ka shënuar qysh nga janari i vitit 2011.

Përveç skuadrave nga kategoria e parë në Zvicër, për Sadikun interesohen disa ekipe të Serisë A. Së fundmi, sipas prestigjiozes La Gazzetta dello Sport, Katania ka bërë gati ofertën prej 700 mijë frangash zvicerane për kartonin e Sadikut. Sulmuesi në fjalë ka shpërthyer në ndeshjet e fundit me Shpresën, duke shënuar 5 gola në vetëm 6 ndeshje, një mesatare kjo për tu admiruar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›