E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madona dhe politika seksi për Barak Obamën



Në Nizë me Elton Xhonin në rradhë të parë, ylli i muzikës i habiti të gjithë. Një muaj elektrizant për Madonën e cila të martën në mbrëmje ishte e pranishme në “Sticky and Sweet Tour” ku me disa lëvizje seksi tentoi edhe në politikë. Në skenë gjatë dhënies së këngëve të saj, vendosi të bëjë foto me të mirë e të këqinj të historisë. Sa keq që mes “të mirëve” deshi të vinte patjetër Barak Obamën dhe mes “të këqinjve” të vinte Xhon Mekeinin gjë kjo që bëri të fillonin polemikat për përfshirje të këngëtares në politikë. Mesa duket Madona zgjodhi çastin më vendimtar të tregonte preferencat e saj duke u bërë pjesë aktive e fushatës së presidentëve në SHBA. Kritika të ashpra ka botuar “Le Monde” por duket se publiku mendonte ndryshe. Në rreshtin e parë, duke shijuar këngët e Madonës, hyjnori Elton Xhon nuk shqetësohet për thashethemet. Albumi i Madonës do të mbërrijë në Romë më 6 shtator ndërsa në SHBA më 4 nëntor e zgjedhur si dita e zgjedhjeve amerikane.

29 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›