Xhenifer, ish-vajza e ëndrrave
Xhenifer Aniston është sërish në qendër të vëmendjes së tabloidëve dhe paparacëve anë e kënd botës për dy arsye, ose më mirë tri. Së pari, ish-protagonistja e serialit më të famshëm në botë, "Friends", (dhe ish-bashkëshortja e Bred Pitit) do të rikthehet në kinema me komedinë romantike "Marley & me", ku një kone e verdhë Labrador, që ajo së bashku me të shoqin vendos të adoptojnë, "rrokullis" jetën e saj dhe raportin me burrin (interpretuar nga Ouen Uilson). Së dyti, Aniston, e lidhur prej një viti me rokstarin Xhon Mejer, (tetë vjet më i vogël se ajo) është bërë pre e thashethemeve se pret një fëmijë nga ai dhe se së shpejti do të martohen. Së treti, sepse kur kohët e fundit ishte ftuar në "talk shoun" e Oprah Uinfreit, tregoi se sa shumë "e urren" Anzhelinë Zholinë, që i "vodhi" Bredin dhe i shkatërroi martesën. Këto ditë Aniston, 39 vjeçe, ndodhet në Los Anxhelos për prezantimin e komedisë së saj të re "Marley & me". Flokët e bukur e të gjatë dhe buzëqeshja e ëmbël janë të njëjta, nuk kanë ndryshuar aspak, ndërsa ajo vetë është bërë më e vendosur dhe guximtare në jetë.
A ka Xheniferi qen në jetën e përditshme?
Po kam dy, Norman dhe Doli. Ashtu si në film, më kanë mësuar shumë për dashurinë e pakushtëzuar, ndaj e kam të pamundur të jetoj pa ta, ose t‘i përzë nga shtëpia.
Si ndihesh tani që po afrojnë të 40-at, kur dihet që ju jeni imazhi i vajzës së ëndrrave?
Të them të drejtën mezi po pres të mbush 40 vjeçe, sepse që kur i kam kaluar të tridhjetat kam përjetuar vetëm momente të vështira dhe të dhimbshme në jetë. Për këtë arsye dua të hedh pas krahëve këtë dhjetëvjeçar të mallkuar dhe të hyj në një etapë të re. Jeta është plot surpriza dhe e konsideroj veten një person që i duhet kohë që ta marrë veten sërish, pas një periudhe të vështirë. Ka njerëz që zbulojnë gjithçka për veten kur janë 20 vjeç, ndërsa unë e nisa këtë proces kur mbusha 30 vjeçe, edhe pse fama dhe popullariteti e ndalojnë në një farë mënyre zhvillimin e karakterit.
Çfarë zbulove për veten, ndërsa xhiroje "Marley & me"?
Më ka prekur shumë të jetoja historinë e këtij çifti që kanë 15 vjet së bashku dhe vendimet tragjike që marrin. Në fillim gjithçka duket e mrekullueshme dhe e gëzueshme, pastaj vijnë zhgënjimet e paevitueshme të jetës që i bën të mendohen për dashurinë e tyre. Për këtë arsye, në shtëpi ndërhyn qenushja Marlej, që mundohet t‘i ndihmojë që të gjejnë sërish dashurinë dhe mirëkuptimin.
Çfarë do të thoshte të punoje me Ouen Uilson, i rehabilituar pas një periudhe depresioni (dhe një atentati vetëvrasjeje)?
Ouen është fantastik, i ndjeshëm dhe me shpirt humori. Jemi argëtuar pa fund gjatë xhirimeve. Vende të mrekullueshme në Florida, të qeshura mes miqsh dhe qen të mrekullueshëm. Çfarë do të dëshironit më shumë?
Cilat janë projektet për të ardhmen?
Më pëlqen ideja e të drejtuarit dhe kam nisur një film me metrazh të shkurtër. Kemi pesë, ose gjashtë filma në zhvillim e sipër, tre nga të cilët janë gati për të filluar. Më pëlqen të merrem me diçka dhe të mos rri kot. Siç e thashë edhe më parë, e ndiej që jeta ime është plot arsye për të jetuar dhe për këtë ndihem mirë. Më në fund!
Do të shohim ndonjë film të nxjerrë nga seritë e "Friends"?
Nëse ndonjëherë do të ndodhë që të ribashkohemi, shpresoj që kjo të jetë sa më e shpejtë, sepse po kaloi edhe një vit tjetër, askush nuk do të kujtohet më për ne.
Ju ende jeni një nga divat më të pëlqyera të publikut? Çfarë raporti keni me fansat tuaj?
Kam përjetuar momente prekëse me njerëz të sëmurë me kancer, që kanë arritur të mbijetojnë dhe kanë qarë në krahët e mi. Si aktore po përpiqem të mbledh fonde për kërkimet në luftën kundër kancerit. Aspekti më i bukur i suksesit tim është ajo çka mund t‘u jap njerëzve të thjeshtë.
Si arrin të jesh kaq në formë?
Me anë të jogës, jo vetëm se më mban në formë të shkëlqyer fizike, por sepse kërkon durim dhe kontroll që transmetohen në mendjen tënde. Nuk lexoj shumë filozofi orientale, por instinktivisht jam e rrethuar nga njerëz të mrekullueshëm, të zgjuar dhe bujarë. Ndoshta joga ka kontribuar në të gjithë këtë.
Pak kohë më parë deklaruat se e "urreni" Anzhelina Zholinë, pasi ju rrëmbeu Bred Pitin?
Është e vërtetë, por nuk e kam thënë kurrë se e urrej Anzhelinën. Ndoshta më kanë keqkuptuar, por kam thënë vetëm se ajo çka bëri nuk ishte shumë e këndshme. Kushdo që do të kishte qenë në vendin tim do të kishte thënë të njëjtën gjë. Unë dhe Bred kishim shumë vite bashkë, ishim të lumtur dhe mbi të gjitha mendonim të krijonim një familje. Sigurisht që askujt nuk do t‘i pëlqente t‘u prishnin planet dhe aq më tepër familjen.
Vazhdoni ende të keni kontakte me të?
Po, flas ende me Bredin, edhe pse kjo gjë ndodh rrallë. Shkëmbejmë urime dhe përshëndetje të sinqerta. I dhamë fund martesës sonë në gusht të 2005-ës, por ende jemi miq të mirë. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Jam krenar për të. Nuk kam asnjë arsye përse ta urrej. Thjesht martesa jonë nuk funksionoi më.
Po mendoni të martoheni sërish?
Fakti që u riktheva me të dashurin tim, pas disa muajsh ndarjeje, nuk do të thotë se kemi vendosur të martohemi. Ne ndihemi mirë bashkë, ai është njeri i jashtëzakonshëm, por për martesën do të mendojmë më vonë.
Dëshiron të kesh fëmijë në të ardhmen?
Shpresoj. Por kur të mbetem shtatzënë do të jem unë ajo që do t‘ia them e para publikut tim, jo gazetat. Thashethemet dhe gënjeshtrat e tabloidëve po na e bëjnë jetën gjithmonë e më të vështirë.