Xhennet Comics hap konkursin
Pas daljes së strupit Bred Barron në tregun Kosovar dhe pas ekspozitës së artistit të stripit Gani Jakupi, stripomania po vazhdon.
Kështu Shoqata e Strip artistëve kosovarë “Xhennet comics” për herë të 6- të ka shpallur konkursin për Festivalin e 6 -të të stipit dhe Karikaturës.
Në njoftimin e Xhenet Comics thuhet se vetëm deri në fillim të muajit korrik në shtetet për rreth Kosovës janë mbajtur 14 festivale të strupit, ndërsa kjo shoqatë është ftuar të jetë pjesë e 8 festivale.
Të dalim pak tek festivali i cili mbahet në Prizren nga data 08 deri më 15 Tetor të viti 2010. Në festival thuhet se do të marrin pjesë 28 artistë nga disa vende të ndryshme si Rumania, Turqia, Bosna , Mali i zi, Kroacia, Maqedonia ,Serbia, Bulgaria.
“Për tre ditë me radhe do të ketë demonstrim të vizatimit të stripit ku adhuruesit e stripit do te kenë rast të njoftohen me artistë dhe të bëjnë të gjitha pyetjet që i interesojnë në lidhje me vizatimin e strupit”, thuhet në njoftimin dërguar.
Një ndër mysafirët më special dhe më i rëndësishmi është edhe Murat Mihicoglu nga Turqia , Botues i Stripit në Turqi e më gjerë.
“Qëllimi i ardhjes së Muratit në Festivalin e Prizrenit është që të hulumton përreth talentet të strip vizatuesve nga Kosova me mundësi për bashkëpunim me botuesit në Turqi e Amerikë. Është një shans marramendëse për krijuesit Kosovar të stripit dhe për këtë dëshirojmë që të gjithë artistët të marrin pjesë në këtë festival dhe të dëshmojnë vlerën dhe krijimtaritë e tyre”, thuhet në njoftim.
Pllakati i festivalit të sivjetmë është vizatuar nga artistët Francez D.Kovacevic dhe koloristit të njohur Simon.
Kushtet e pjesëmarrjes
Festivali është me temë të lirë, si për strip ashtu edhe për Karikaturë. Punimet mund të jenë të punuara nga një ose më shumë artistë/te. Kandidati/ ja për Strip dhe Karikaturë mund të dërgon punimet e tij /saj përmes adrese elektronike, të jetë e skenuar mirë, më së paku 300 dp.
Stripet dhe Karikaturat e dërguara duhen të jenë prej 1 deri 6 faqe (në formatin A3 ose A4). Gjuha e teksteve është e lirë për tërë gjuhët e botës. Zgjedhja e temës dhe e zhanrit është e lirë. Së bashku me punimet të dërgohet edhe Emri ,mbiemri,biografia e shkurtë, shteti, adresa , E-Mail, fotografia e artisteve. Data e fundit për dërgimin e punimeve është 25 shtator 2010.
xhennetcomics@gmail.com ndërsa informacione shtesë gjeniu në http://xhennetcomics.blogspot.com