Rolling Stones, turne për lamtumirën

Rolling Stones janë duke u përgatitur t’ia japin lamtumirën skenës me një turne të hatashëm botëror. Seritë e koncerteve do të duhej të fillonin në vitin 2011 për t’u përmbyllur në vitin 2012, saktësisht pesëdhjetë vite pas shfaqjes së tyre të parë, korrik 1962.
Sipas Sun menaxhmenti i Rolling Stonesave është duke bërë një marrëveshje me promotorin e Live Nation për mbarështimin e turneut. Një burim pranë bendit konfirmon: “Do të jenë koncerte nëpër stadiume e sipas të gjitha gjasave do të jetë turneu i tyre i fundit në shkallë botërore”. E gjitha për faj të moshës. Gjatë turneut, bateristi Charlie Watts do t’i shkymë 70 qirinjtë dhe do të jetë komponenti i parë që e kalon këtë prag. Ndodhi që do t’i shtynte themeluesit e grupit, këngëtarin (67 vjeç 26 korrikun e ardhshëm), kitaristin Keith Richards (67 vjeç më 18 dhjetor), e pastaj kitaristin tjetër Ron Wood, 63 vjeç, ta konsiderojnë si momentin më të mirë për hapin e lamtumirës. “Bendi duket ta ketë zbuluar barrën e moshës – vazhdon burimi – dhe dëshiron të dalë nga skena derisa është ende në maje”.
Lamtumira e aktivitetit të një kuarteti muzikantësh mosha tërësore e të cilëve prek shifrën 270 vite do t’i dukej normale çdokujt. Por në rastin e Stonesave edhe ata që nuk janë të pasionuar pas rockut e dinë se është një lajm që të befason. Ngase, duke pasur mundësinë e një pensioni të artë, Jagger e Richards pluhurizojnë njëherë e përgjithmonë mitin më të fuqishëm që ka mbështjellë dhe shoqëruar historinë e tyre: solidarizimi me demonin, që Glimmer Twins e kanë kultivuar si art në këngë dhe lidhur me faqet më të errëta të biografisë së tyre.
Stonesat, që dolën në skenë në verën e vitit 1962, pak javë para Beatlesave, menjëherë mishëruan kobin e Fab Four. Ata vinin nga Londra turbulluese e Sixties, Lennoni me ortakët nga Liverpooli i hirtë. Jagger dhe Richards ishin studentë dhe borgjezë, ‘scareface’a proletarë. Stonesat zhyteshin në blues, Beatlesat niseshin nga rock’n’rolli. Stonesat ishin të pistë, të këqij dhe epshor. Beatlesat të pastër, buzëqeshës dhe të mirë.
Historia do të tregonte se dy botët nuk ishin të ndara ashtu në mënyrë të pastër, se edhe John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr kultivonin një anë të tyre të errët. Por në mendjen kolektive ishin Mick Jagger dhe Keith Richards ata që flirtonin pa kurrfarë turpi me lanetin (Their Satanic Majesties Request), që i shprehnin solidaritet (Sympathy For The Devil), që thoshin gjërat troç (Time Is On My Side).