E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhenson Baton, kampion i Formula 1

Ashtu si edhe vjet, ku Hamilton u shpall fitues në Brazil, Xhenson Baton u kurorëzua po në pistën e Interlagosit. Përveçse fitoi titullin kampion për pilotë, piloti britanik ndihmoi skuderinë Braun GP të fitojë edhe kampionatin për konstruktorë. Një sukses i dyfishtë.

Mark Veber me Red Bull u shpall fitues i garës së Interlagosit, fitorja e dytë sezonale për të. Pas tij u rendit Robert Kubica me BMW dhe në vend të tretë piloti i Mek Larenit, Ljuis Hamilton.

Zhgënjen përsëri Ferrari, që i duhet të mjaftohet me një vend të gjashtë të Kimi Raikonen, ndërkohë që Fizikela u rendit në vendin e 11-të, duke mos e provuar shijen e pikëve me “Kokëkuqen”.

Pas dy javësh do të zhvillohet në Abu Dabi gara e fundit e kampionatit të Formula 1 për sezonin 2009-2010.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›