Dinamo fiton derbin, kryeson e vetme
Dinamo vazhdon të ruajë kryesimin ndaj Besës, e cila ishte afruar në klasifikim pas fitores me Flamurtarin. Blutë, ndryshe nga sfidat e tjera, e kanë nisur me një formacion më të kujdesshëm, teksa formacioni 4 4 2 ishte zgjedhur nga trajner Shkëlqim Muça.
Ndeshja është ndryshuar nga një episod kur Memelli godet në lojë të ndaluar me grusht në fytyrë mbrojtësin argjentinas të Dinamos, Luka Malakarne dhe me të drejtë ndëshkohet me kartonin e kuq nga kryesori Jareci.
Që nga ky moment Dinamo merr “frenat” e lojës në dorë, duke shënuar me anë të sulmuesit të saj kryesor, Elis Bakaj, i cili përpara portës së Nallbanit nuk gabon, duke shënuar një gol të bukur. Tirana përpiqet, edhe pse në inferioritet numerik, të gjejë rrugën e rrjetës.
Ahmataj në një moment mund të kishte shënuar me kokë, por përpjekjet e bardhebluve sfumohen më shumë pas një aksioni në fundin e pjesës së parë, kur Allmuça shërben bukur për Sefën, që me këmbë pranë portës kundërshtare shënon, duke dyfishuar rezultatin në 2 0.
Megjithatë bardheblutë, të karikuar gjatë gjithë ndeshjes nga dyshja Tafaj Dede, kanë gjetur shumë shpejt golin e shpresës me anë të Abialiajt, në minutën e fundit të pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes Tirana duket më e vendosur në fushë, duke kërkuar golin e barazimit, edhe pse me një lojtar më pak. Bardheblutë ngulmojnë dhe Dinamo mbrohet saktësisht. Në krahun tjetër, të besuarit e Muçës nuk janë të saktë në kundërsulmet e tyre, armë që duhet të ishte përdorur si rrjedhojë e lojës së Dinamos në pjesën e dytë dhe ngulmimit të bardhebluve për të barazuar.
Ra në sy në sfidën e djeshme aktivizimi i mbrojtësit të ri Ditmar Bici, i cili ka treguar siguri në prapavijën bardheblu, duke premtuar një të ardhme pozitive me këtë klub. Tirana nuk është dorëzuar deri në fundin e ndeshjes, por pa rezultat. As ndërrimet e kryera nuk kanë dhënë efektin e duhur.
Edhe dalja me karton të kuq e mesfushorit të Dinamos, Gentian Muça, nuk u ka shërbyer bardhebluve për të gjetur golin e shumëpritur nga sportdashësit e Tiranës, të cilët kërkonin të paktën një pikë për të mos dalë të humbur nga derbi i djeshëm.
Në fund, skuadra e Dinamos ka marrë një fitore tepër të vyer ndaj Tiranës, për më tepër në një derbi dhe tashmë morali i skuadrës së drejtuar nga Shkëlqim Muça do të jetë më i lartë në vazhdim të kampionatit. Ndeshja e radhës për blutë kryesues do të jetë në Korçë, ndaj Skënderbeut vendas.
Dinamo - Tirana 2-1
Shënues: Bakaj 34′, Sefa 44′ / Abilaliaj 45′
Dinamo: Kotorri, Putinçanin, Malakarne, Pisha, Del Monte, Sosa, Allmuça, Diop (G.Muca 33′), Kuli (Plaku 65′), Bakaj, Sefa (Ferraj 77′). Trajner: Sh.Muça
Tirana: Nallbani, Sina, Pashaj, Bici, Osmani, Abraham, Muzaka (Patushi 85′), Karabeci, Ahmataj (Abilaliaj 37′), J.Sefa (Malindi 75′), Memelli. Trajner: A.Tafaj
Gjyqtarë: S.Jareci, E.Doda (Tiranë), E.Biçaku (Librazhd)
Kartonë të verdhë: Del Monte, Sosa, Nallbani, J.Sefa, Kuli, G.Muça (2)
Kartonë të kuq: Memelli, G.Muça (2 k.v)