E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherard rrezikon deri në 5 vjet burg

Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, hodhi poshtë akuzat për sulm dhe plagosje, gjatë sherrit të 29 dhjetorit në një "pub" të Sauthportit. Duke qenë se ngjarja është cilësuar shumë e rëndë, ai do të paraqitet në gjykatë sërish më 20 mars. 28-vjeçari rrezikon deri në 5 vjet burg, ndërkohë që nuk përjashtohen as masat ndëshkimore nga Federata Angleze. FA mund të pezullojnë kapitenin e Liverpulit nga arena ndërkombëtare, duke sjellë në këtë mënyrë fundin e karrierës së tij me Anglinë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›