E Shtunë, 31 Tetor 2026

Didier Drogba pret ofertën e Murinjos

Zërat se Çelsi dhe Mançester Siti janë fare pranë akordit për shkëmbimin Drogba-Robinjo janë shtuar. Megjithatë, për "The Sun", sulmuesi nga Bregu i Fildishtë synon të luajë me Interin. "Drogba po pret telefonatën nga Interi", citohej një burim i tabloidit britanik. "Atij i pëlqen të punojë sërish me Murinjon. Te Siti do të përfitonte 180 mijë sterlina në javë, dy herë më shumë se te Çelsi, por atje nuk do të ishte i lumtur". Vetë lojtari ka pohuar se do të luftojë për të rifituar vendin te blutë e Skolarit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›